1937/Komisioni i përkujtimit të vetëqeverimit në Berat dhe emrat e shkollave të prefekturës

E Enjte, 21 June 2018 19:55

Nga Xhafer Sadiku

 

Me rastin e 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë (1937), u krijua komision qeveritar dhe komisione në prefektura, për kremtimin e festës. 
U mblodhën shumë dokumente historike dhe u vlerësuan një pjesë e veprimtarëve të ceshtjes kombetare.

Komisioni 25 vjet Vetqeverim i Prefekturës së Beratit përbëhej nga Prefekti Qazim Budinaku, Qerim Fuga, Neki Ruli, Av. H. Protopapa, Av. Xhevdet Mehqemea, Dhimitër Gjergo, Vangjel Haxhistasa, Dr. Xhafer, Dr. Jan Kona, Mykerem Janina, G. Goxhomani, P. Kocimara.

Më 12 gusht 1937 komisioni vendosi të pagëzonte disa shkolla të prefekturës së Beratit me emrat e veteranëve:

Shkolla mashkullore e Lushnjes: “Shkolla Baki Gjebrea”, shkolla e përzieme nr. 1 e Fierit: “Shkolla Hajredin Fratari”, shkolla e përzieme nr. 2 e Fierit : “Shkolla Omer Pashë Vrioni”, shkolla femënore e Fierit “Shkolla Iliaz Vrioni”, shkolla e përzieme e Ballshit: “Shkolla Ismail Klosi”, shkolla e përzieme e Roskovecit: “Shkolla Thimistokli Kasapi”, shkolla e përzieme e Drenovicës: “Shkolla Vefik Numani”, shkolla e përzieme e Kuçovës: “Shkolla Llamb Goxhomani”, shkolla e përzieme e katundit Pehrondi: “Shkolla Muharrem Loshi”, shkolla e përzieme e katundit Luar: “Shkolla Hysen Veli Malasi”, shkolla e përzieme e katundit Kurjan: “Shkolla Skënder Shaban Malasi”.

Sa nga keta emra qendruan gjate regjimit komunist?

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Aktualitet

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një dozë të madhe ilaçesh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maj’, ndërsa sipas policisë viktima është A. F...

Hapen bursat 800 euro për studentët, ja ku duhet të aplikoni

Aktualitet

Hapen bursat 800 euro për studentët, ja ku duhet të aplikoni

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë. Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur...

Zjarri shkrumbon banesat e 6 familjeve, banorët ishin në gjumë

Aktualitet

Zjarri shkrumbon banesat e 6 familjeve, banorët ishin në gjumë

Gjashtë familje rome kanë mbetur në qiell të hapur, pasi një zjarr i fuqishëm i rënë mëngjesin e së shtunës ka shkrumbuar barakat e tyre në hyrje të qytetit të...