1970/Kryecensorja Nexhmije Hoxha

E Enjte, 28 June 2018 11:31

Nga Kastriot Dervishi

Raportet e mbledhjeve të Byrosë Politike, plenumeve, kongreseve, etj, që janë botuar gjatë diktaturës kanë kaluar në një censurë të thellë. Shumë prej tyre kanë mungesa të mëdha, shpesh herë aq të rënda, sa kanë transformuar tërësisht kuptimin e ngjarjeve. Nëpër dokumente të ndryshme, arrihet të dallohet se kryecensorja e tyre ka qenë shefja e propagandës, Nexhmije Hoxha. Sjellim një praktikë të viteve 1970-1971 në lidhje me dokumentet e plenumit të 10-të të prillit 1954. Është vendosur të mos botohen sepse për çështje ekonomike dhe marrëdhënien me Bashkimin Sovjetik ishin të papëlqyeshme. Ja si rrjedhin shënimet me copa letra në dosje.

Stela Karapataqi (arkiviste), 10.12.1970

“Në shënimin me sigël, shoqja Nexhmije ka vënë shënim që ky vendim të mos botohet”.

Sevo Tarifa (sekretar i diktatorit), 12.12.1970

“E lexova këtë raport dhe nuk jam i mendimit që të botohet. Me duket sot për sot ai është dhe mbetet një material i brendshëm partie. Boshtin kryesor të raportit e përbëjnë “një sërë gabimesh shumë serioze”.

Vlash Çepiku (shef i Arkivit të PPSH-së), 21.4.1971:

“Fletët ..., ku flet shoku Enver, në plenumin e 10-të, datë 16-18.4.1954, mendoj të mos u jepen shokëve të Institutit për studim, sepse nuk janë për botim, sipas mendimit tim. Mendoj t’i shohë shoqja Nexhmije në rast se mendohet të botohen”.

Vlash Çepiku, 24.4.1971:

“Shoku Sevo. Shoqja Nexhmije më tha që ta shihni ju”.

Sevo Tarifa, 27.4.1971

“Në këtë s’ka për botim. Mora për botim vetëm konkluzionet e sh.Enver që janë në procesverbalin përkatës”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!