Në planin e Titos për Jugosllavinë e madhe, edhe Shqipëria, Selaniku...

Hënë, 02 July 2018 10:35

Kryetari deri në vdekje i ish – Republikës Federative Socialist të Jugosllavisë e kishte dashur ish - Jugosllavinë edhe më të madhe dhe më të fuqishme, dhe që ajo të bëhej forcë botërore, transmeton Koha.net.

Tito, siç theksojnë historianë të huaj, përcjell srbija danas, ka pasur ambicie që Jugosllavisë t’ia bashkëngjitë Shqipërinë, Bullgarinë, pjesë të Rumanisë e të Greqisë.
Historiania amerikane Sabrina Ramet ka treguar se si RSFJ e udhëhequr nga Tito deshi të krijonte Jugosllavinë integrale në të cilën do të përfshiheshin rajonet përreth Jugosllavisë: Greqinë, Trakinë, Shqipërinë, Bullgarinë, të paktën një pjesë së Korushkës austriake dhe tërë krahinën Furlani- Krainë Juliane. Në favor të tezës së saj është edhe deklarata e Titos pas Luftës së Dytë Botërore kur kishte thënë se Jugosllavia ka të drejtë në Trieste dhe në tërë Carcininë përfshirë edhe Korushkën austriake.
Historianët ambiciet e Titos për Jugosllavi të madhe i ndërlidhin me Marrëveshjen e Bledit. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, autor të sajtit DeviantArt kanë përpiluar hartën e cila tregon se si do të dukej RSFJ po të realizoheshin planet e Titos dhe se ai plan përfshinte Shqipërinë, një pjesë të Rumanisë e të Greqisë deri në Selanik, transmeton .
Historiani Sërgjan Cvetkoviq thotë se harta me siguri ka lidhje me të ashtuquajturin projekt i federatës ballkanike.
“Kjo Jugosllavi do të përfshinte tashmë vendet ekzistuese, plus Shqipërinë e Bullgarinë. Dihet se ka pasur aspirata ndaj Greqisë e Austrisë. Projekti ka qenë aktual pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ideja ka e tillë ishte hedhur në tavolinë, komunistët bëjnë kështu, nxirrnin një ide për t’u testuar në fakt kjo ka qenë karrem i Titos për ta testuar Stalinin. Thotë Cvetkoviq.
Sipas fjalëve të tij, shumica e historianëve mendojnë se mu kjo ide ka qenë shkaku kryesor i konfliktit të Titos me Stalinin. Koha.net

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 10:37

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Politikë

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja". Në...

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Politikë

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj amendamenteve të ligjit për 'Teatrin' që mazhoranca miratoi gjatë ditës së djeshme. Ky akt, shkruan Nishani, e ka përdhosur përfundimisht parlamentarizmin dhe shtetin ligjor, pluralizimin...

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Aktualitet

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Dramat e shqiptarëve të cilëve iu është refuzuar azili në Gjermani vazhdojnë t ë shtohen. Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në...