4.755 persona u larguan me ngjarjet e 2 korrikut 1990

E mërkurë, 04 July 2018 09:53
Oficeri i policisë habitet si mund të filmohen skena të tilla dhe kërkon ndalimin e kamerës. Një veprim të këtij lloji, në formë tjetër e shohim edhe në ditët tona, nga i njëjti kallëp, teksa publikojmë fakte e krime të atij regjimi kriminal Oficeri i policisë habitet si mund të filmohen skena të tilla dhe kërkon ndalimin e kamerës. Një veprim të këtij lloji, në formë tjetër e shohim edhe në ditët tona, nga i njëjti kallëp, teksa publikojmë fakte e krime të atij regjimi kriminal

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi kriminal komunist kishte ardhur në fundin e tij në vitin 1990. E kishte varfëruar e vrarë këtë popull në formën që asnjë pushtues nuk kishte arritur ta degradonte në këtë formë. Kushedi sa shekuj prapa shkoi Shqipëria me këtë regjim triskash, rreckash. Regjimi u mundua ta përballojë gjendjen me anë të propagandës, e cila kishte qenë mjeti kryesor i mashtrimit për 46 vjet në atë regjim që është pak ta quash terrorist.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve e quante 2 korrikun të shkaktuar nga “reaksioni i jashtëm kundër socializmit”. U bënë disa ndryshime në Këshillin e Ministrave. Industria e falimentuar komuniste që përfaqësohej nga ndryshqe sovjetike e kineze, vendosi sistemi i pagës 80% për punëtorët kur ato nuk punonin. Siç edhe dihej kjo industri ishte ngritur pa logjikë ekonomike, më shumë harxhonte sesa fitonte.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore, nxorën një urdhër të përbashkët “për përballimin e situatave të jashtëzakonshme të krijohen nga elementët armiq dhe keqbërës”. Forcat e këtyre ministrive kaluan në një situatë të jashtëzakonshme.

Më 13 korrik 1990 janë 4.691 persona, të ndarë si më poshtë:
-550 vetë në ambasadën franceze. Drejtimi i largimit, Vorë – Shijak te Porti i Durrësit.
-3300 vetë në ambasadën gjermane. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës te Porti i Durrësit. Sipas informacionit këta janë larguar në anijet "Greccia", "Appia", "Chepallonian Sky".
-812 vetë në ambasadën italiane Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.
-29 vetë në ambasadën greke. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

(Kësaj shume i shtohen edhe personat e futur në disa ambasada të tjera).

Përveç kësaj statistike, ekziston edhe një e dhënë tjetër te regjistri i të ikurve të 2 korrikut përfshin gjithsej 4.764 persona. Por nga këto janë hequr 9 vetë (mundet të kenë dalë para ikjes) duke mbetur 4.755 vetë. Nga lista janë kthyer në Shqipëri 17 persona kryesisht nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 10:26

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Show-biz

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Këngëtarja Enca Haxhia shfaqet gjithnjë mjaft ekstravagante në postimet e saj në rrjete sociale. Këtë herë e shohim me një paruke të kuqe e veshur në mënyrë tejet provokuese. E veshur...

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Politikë

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Përfaqësuesit e PS-së mungojnë në emisionin ‘Opinion’, Mima: Do kisha preferuar t’i kisha përballë Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Demokratike sa i...

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Aktualitet

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Safet Bajri përplas qeverinë shqiptare me atë të Belgjikës. Sipas asaj që zbulojnë mediat belge, autoritetet shqiptare kanë shprehur pakënaqësi që Belgjikës i janë dashur 5 muaj për të dorëzuar...