Dokumenti i 1930/ Franca i kërkoi qeverisë së Zogut të bëhej pjesë e Bashkimit Federal Evropian

Diel, 15 July 2018 08:17

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur të sjellë për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare.

Janë plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata që janë të interesuar. Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore.
Kërkesa e Francës
Këtë javë rubrika sjellë në vëmendje të lexuesve informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare në vitin 1930, ndaj propozimit të Ministrit të Jashtëm francez, Aristide Briand, për krijimin e një Bashkimi Federal Evropian, ku do bënin pjesë të gjitha shtetet evropiane anëtare të Lidhjes së Kombeve. Ky organizim do të kishte karakter ekonomik.
Në gjysmën e dytë të viteve ’20 të shek.XX, periudhe kur Gjermania po restauronte statusin e Fuqisë së Madhe, shefi i diplomacisë franceze të kohës arrin në konkluzionin që Gjermania do të ishte paqësore vetëm në kuadër të një federate evropiane. Në Asamblenë e 10-të të Lidhjes se Kombeve në v.1929, Briand prezantoi këtë skemë ambicioze për kohën, por të turbullt në formulimin e saj. Propozimi u mbështet nga Ministri i Jashtëm gjerman Gustav Stresemann, dhe u kërkua qëndrimi i gjithë vendeve që përfshiheshin në këtë propozim. Shteti shqiptar, si anëtar me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve, mban qëndrimin e tij ndaj këtij propozimi.
Më poshtë do të gjeni komentin që i bën këtij propozimi Ministri i Jashtëm i kohës Z. Rauf Fico, dhe përgjigjen zyrtare të qeverisë shqiptare e cila iu dorëzua me 15 korrik 1930 Ministrit Fuqiplotë të Francës në Tiranë.
Në kushtet e fillimit të Depresionit Ekonomik të v.1929-1934, largimit nga jeta të Ministrit Stresseman (1929), largimit nga posti i Ministrit të Jashtëm të Briand (1932), dy mbështetësit kryesore të idesë, projekti mbeti i parealizuar, ndërkohë Evropa po hynte në trazirat politike që po përgatisnin Luftën e Dytë Botërore

scan-9-500x732.jpeg

Modifikuar më Diel, 15 July 2018 08:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shqiptarëve iu merret 41 euro në vit vetëm për pastrimin

Aktualitet

Shqiptarëve iu merret 41 euro në vit vetëm për pastrimin

Kosto vjetore e trajtimit të mbetjeve për 1 banorë llogaritet në 1329 lekë në vit  ose 10.4 euro sipas një metodologjie tashmë të miratuar nga Këshilli Konsultativ i pushtetit vendor...

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!