1949/Dënimi i liceistëve shkodranë dhe prokurori fashist i procesit

Diel, 15 July 2018 18:34
Faksimile e procesit. Të pandehurit nuk pranojnë në gjyq aktet e nënshkruara gjatë hetuesisë Faksimile e procesit. Të pandehurit nuk pranojnë në gjyq aktet e nënshkruara gjatë hetuesisë

Nga Kastriot Dervishi

Të rinj shkodranë dhe një profesor i tyre i liceut u arrestuan nën akuza politike dhe u nxorën në gjyq për t’u dënuar me heqje lirie. Të gjithë në moshë të re, ata ishin me më shumë arsim se gjithë trupa gjykuese, hetuesit e prokurori që mbrojti në gjyq akuzën. Të rinjtë akuzoheshin se “kishin krijuar grupe kundërshtare në lice, kanë bërë propagandë me gojë dhe me shty, kanë folur kudo që u binte rasti kundër pushtetit dhe udhëheqësve, kanë kritikuar reformat, kanë komentuar jo drejt situatën në favor të kampit imperialist, kanë agjituar me studentë për sabotimin e konferencave, punës vullnetare, etj”. Gjykoheshin në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet kondra popullit e shtetit”. Përgjithësisht ata nuk i pranuan akuzat, duke thënë se procesi ishte formësuar prej Sigurimit. Me kërkesë të prokurorit, “për interesa të Sigurimit të Shtetit”, gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjykimi filloi më 20.6.1949. Në fillim prokurori ngre çështjen e Kosovës. Prokurori i konsideroi se të kërkoje çështje e Kosovës si të pandehurit ishte “vijë shoviniste”. Shumica e liceistëve ishin arrestuar kur marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin të mira. Të tjerë kur ishin keqësuar, e tani që po dënoheshin, regjimi e kishte lëmsh fare këtë çështje.

Çështja u gjykuar nga Gjykata Ushtarake e Tiranës e vendosur në Tiranë e përbërë nga kapiten I Vangjel Kocani, toger AliVadresha dhe kapter Ali Tirana. Prokuror ishte Namik Qemali.

Prokurori Namik QemalAhmetaj i vitlindjes 1922 ishte nga Progonati i Tepelenës, Me 5 klasë fillore, deri në vitin 1943 kishte qenë anëtar i Partisë Fashiste. Më pas ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste. Në fazën e hetimit të pranishëm ishin edhe prokurori Qemal Llazani, hetues Ali Xhunga e Vehbi Fishta, asistues Haki Keta.

Me vendimin nr.103, datë 24.6.1949 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës me veprim në Shkodër, u dhanë këto dënime me burgim e punë të detyruar:

-Thabit Rusi, 21 vjeç, arrestuar më 20.11.1947, dënuar me 7 vjet

-Remzi Quku, 18 vjeç, arrestuar më 27.12.1947, dënuar me 10 vjet

-Xhevat Quku, 20 vjeç, arrestuar më 28.12.1947, dënuar me 12 vjet

-Ahmet Bushati, 20 vjeç, arrestuar më 20.1.1948, dënuar me 7 vjet

-Ernest Perdoda, 19 vjeç, arrestuar më 20.1.1948, dënuar me 8 vjet

-Tomasin Sheldija, arrestuar më 11.9.1948, dënuar me 7 vjet

-Refit Bushati, 20 vjeç, arrestuar më 13.9.1948, dënuar me 7 vjet

-Ruzhdi Çoba, 27 vjeç, arrestuar më 23.10.1948, dënuar me 10 vjet

U la në fuqi me vendimin nr.104, datë 30.9.1949 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Të gjithë të rinjtë u dërguan për vuajtjen e dënimeve në kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

12 javë kaluan, zbulohet formacioni më i mirë i Serisë A

Sport

12 javë kaluan, zbulohet formacioni më i mirë i Serisë A

Kampionati italian është ndërprerë për t’i lënë vend ndeshjeve të kombëtareve dhe kjo ndalesë shfrytëzohet edhe për të bërë bilancet e para. Sot është publikuar formacioni më i mirë i Serisë...

Studimi: Nëse postoni foto me këtë ngjyrë, merrni më shumë like

Lifestyle

Studimi: Nëse postoni foto me këtë ngjyrë, merrni më shumë like

Kur Followersat tuaj  janë duke kaluar nëpër postimet tuaja në Instagram, keni vetëm një sekondë, nëse jeni me fat, të kapni vëmendjen e tyre. Por kërkimet tregojnë se ngjyrat në...

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Aktualitet

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Për pak sa nuk përfundoi në tragjedi aksidenti i sotëm në Qafë Thanë me autobusin ku udhëtonin rreth 20 nxënës nga rrethi i Fierit. Për të shmangur rënien në humnerë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!