“Lugati” sipas Vilson Blloshmit

Hënë, 16 July 2018 11:47

Nga Kastriot Dervishi

Ky përkthim i Vilson Blloshmit i datës 23 gusht 1975 i poezisë së Sharl Bodlerit me titull “Lugati”, në të cilën flitet për “ledhatime gjarpri”, “një gropë të shkretë” “mbretërim me lemeri”, etj, është administruar në dosjen hetimore-gjyqësore si provë hetimore. Jo pa qëllim është përfshirë edhe “lugati” në poezitë që përbënin “agjitacion e propagandë për minimin e pushtetit popullor”. Hetuesit e kanë kuptuar se poeti ka pasur parasysh lugatin e tyre. Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. U trajtuan si armiq të pushtetit dhe si “sabotatorë”. Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim. U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977.

-Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 31.8.1976.

-Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 5.8.1976.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rruga dhe ura, dy problemet madhore të fshatit Selixë

Aktualitet

Rruga dhe ura, dy problemet madhore të fshatit Selixë

Fshati Selixë në njësinë administrative Komsi, në Bashkinë e Matit, vijon të jetë një ndër fshatrat më problematik për shkak të distancës që ka nga qendra e njësisë apo qyteti...

Edhe rusët ngrihen kur u shkelen të drejtat, protesta për pensionin

Globi

Edhe rusët ngrihen kur u shkelen të drejtat, protesta për pensionin

Në mbarë Rusinë po mbahen protesta për të kundërshtuar planin e qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension për pesë vjet. Mijëra persona morën pjesë në protestën në Moskë...

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Aktualitet

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një dozë të madhe ilaçesh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maj’, ndërsa sipas policisë viktima është A. F...