1992/Eshtrat e para të gjetura të personave të vrarë nga diktatura

Tuesday, 17 July 2018 18:57

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet 1991-1996 është punë një punë e madhe për evidentimin personave të ekzekutuar, vdekur në kampe e burgje, në hetuesi, në kufi dhe gjatë përpjekjeve me forcat e diktaturës, si dhe u punua për gjetjen e eshtrave të tyre. Po sjellim në vëmendje disa fakte meqë nesër do dëgjojmë agjitpropin zhurmës së “për herë të parë” po ndodh kërkimi i eshtrave. Po sjell disa të dhëna, në mënyrë që t’i bëj pak lëmsh recituesit e nesërm që pambarimisht do përsërisin shifrën “6 mijë të zhdukur”, apo do flasin jo për eshtra të mundshme për t’u gjetur, por për “trupa” imagjinarë. Në zbatim të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike”, doli urdhri i ministrit të Rendit Publik nr.5, datë 5.10.1991 “Për zbatimin e porosive për dhënien e eshtrave”. U ngrit komisioni qendror me 5 veta i kryesuar nga Muharrem Kokona, si dhe komisionet e rretheve në bashkëpunim me shoqatën e të dënuarve politikë dhe komitetet ekzekutive pluraliste. U zhvillua një konsulte e gjerë me të gjithë evidencierët dhe referentët në degët e rendit publik. Rezultonte:

1-Nga nëntori 1991 deri më 15.4.1992 u evidencuan 2819 persona të vdekur për shkaqet e thëna më lart në periudhën 1945-1985.

2-Shoqatat e rretheve Pogradec, Fier, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Berat, Kukës, Tiranë, Krujë, kanë kërkuar eshtrat për 1772 persona.

3-Komisioni qendror evidencoi 468 veta, ndërsa degët e rendit publik 739 persona.

4-Deri më datën 15.4.1992 u janë gjetur e dhënë eshtrat 51 personave dhe u dihet vendvarrimi 176 të tjerëve.

5-Nga studimi i evidencave deri atë çast të vdekur në burgje rezultonin 436 persona, të ekzekutuar 2265 dhe 614 të vrarë në përpjekje.

6-Rrethet si Durrësi, Lezha, Mati, Korça, Skrapari, Tepelena, Përmeti, Gramshi dhe Kolonja, nuk ka nxjerrë fare lista, ndërsa degët e rendit të atyshme kanë evidencuar fare pak kërkesa.

Problemet që haste problematika:

-Mosvlerësim i duhur i komisioneve

-Në shumicën e rasteve në arkiv nuk gjenden procesverbale e vdekjes, ekzekutimit e as skemat e varrimit.

-Për personat e rënë në përpjekje nuk ka kurrfarë dokumentacioni.

-Të dhënat arkivore nuk janë të plota.

Komisioni rekomandonte disa veprime konkrete, ndër të cilat më kryesori ishte pyetja e dëshmitarëve okularë, si dhe shtim personeli.

(Të tjera të dhëna, në vijim)

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Aktualitet

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Një tjetër peshkaqen është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës.  Një ditë më parë një peshkaqen , me gjatësi 3.5 m dhe me një peshë prej 400 kg u...

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Lifestyle

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Fjalët që u themi të dashurve tanë gjatë një argumenti të nxehtë ose ne një moment kur ndjehemi të lodhur mund të jenë të rrezikshme, aq sa mund ta bëjnë...

Kur e merr popullin për dele, më e mira në azil mund të përfundosh

Politikë

Kur e merr popullin për dele, më e mira në azil mund të përfundosh

Nga Naim Hasani Le te mësojnë sot me shume se kurrë drejtuesit e qeverise shqiptare dhe Kryerilindesi Edi Rama se as azili nuk i shpëton ata që abuzojnë dhe nënvlerësojnë, shajnë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!