Dokumentet sekrete të MPB-së të rrëmbyera në vitin 1943 dhe kthimi në vitin 2012

Saturday, 21 July 2018 08:31
Fondi "trofe" në vitin 2007 dhe praktika e kalimin të tij në DPA në vitin 2012 Fondi "trofe" në vitin 2007 dhe praktika e kalimin të tij në DPA në vitin 2012

Nga Kastriot Dervishi

Historia e rrëmbimit të dokumenteve të Zyrës Politike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është e njohur më së shumtë nëpërmjet filmit “Nga mesi i errësirës”. Tahmaz Bahri Beqari (1924-1976) më 18.9.1941 filloi në Ministrinë e Punëve të Brendshme si shërbëtor me ndërmjetësinë e Emin Bilibashit, por dhe me përkrahjen e Harito Haritos, me pagën 2.7 franga në ditë. Më parë, në vitet 1941 – 1942 ka punuar kamerier në pijetoren e Hamit Kroit në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Që prej shkurtit 1943 kalon në një grup edukativ komunist ku bënin pjesë Jashar Menzelxhiu dhe Haxhi Kroi. Shokë të tij ishin Avrami, Xhemali, Hyseni. Shoqëri kishte me Selfo Bilibashin, Haxhi Kroi, Myslim Kruja.

Në vitin 1942 Zyra Politike dhe e Personelit ishte ndarë, ndërsa një vit më vonë pas disa paqartësish kjo zyrë u vu në drejtim e Mahmut Çelës. Në kohën e rrëmbimit të arkivit, Zyra Politike nuk kishte drejtor të dekretuar. I favorizuar edhe nga rrethanat politike (pozitat e Musolinit në Itali, zbarkimi aleat atje dhe rrëmuja politike në Itali), Tahmasi arriti të kopjonte çelësat e Zyrës Politike. Aksioni ndodhi në 21 korrikun e vitin 1943, kur Tahmasi rrëmbeu një pjesë të fondit sekret të zyrës në fjalë.

I ngarkuar për kryerjen e aksionit ishte Muhedin Sherifi (Krishti) nga Lazarati (i vrarë në nëntor 1943 në Polis të Elbasanit) dhe një tjetër.

Në njoftimin e datës 5.8.1943 të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë thuhej ndër të tjera:

“Tamam ditën e martë, më 20.7.1943, kishte marrë çelësin e vendit ku ndodhej termosifoni prej kafexhiut Thoma Çaçi nga Ogreni i Përmetit me pretekst se ishte urdhëruar prej z.Dervish Dobi - sekretar në Zyrën Sekrete për të djegë si nga hera disa akte në atë termosifon.

Më 21.7.1943 kafexhiu kishte kërkuar çelësin me qenë se i duhej të mbushte me ujë musllukun që ndodhej në atë vend, por Tamasi kishte refuzuar me pretekst se do ta dorëzonte të nesërmen meqë i duhej për djegien e akteve.

Më datë 17.7.1943 i përmenduri Tamas për të lehtësuar në zbatim planin e tij, ka zbritur të flejë në katin nëntokë në depon e ministrisë, afër penxheres së termosifonit nga e cila ka dalë.

Pamasi më 21.7.1943 në orën 22.00 ka ardhur nga jashtë me biçikletë të Zyrës, të cilën e ka lënë jashtë derës dhe mbasi është ngjitur lart në ministri, nuk është parë që të zbriste më poshtë. Xhandari i trupit të rojës Ibrahim Shaqiri e ka parë duke shkuar lart në zyrat e ministrisë, por nuk ka formuar as më të voglin dyshim ndaj tij, pasi siç u tha më lartë, i përmendur ishte autorizuar të flinte në ministri.

I pandehuri nga pallati ka dalë duke përshkruar nëpër shkallët e fshehta, duke hapur derën e termosifonit me çelësin që kishte marrë nga kafexhiu dhe penxheret i ka hapur me anën e ndonjë vegle, duke thyer hallkat e drynave, nga të cilat njëra paraqitet.

Aktet kuptohen se i ka hedhur nga penxherja e ministrisë me ndonjë thes e mundësisht nga penxherja e nevojtores e cila nuk ka qenë edhe aq e siguruar, prej nga e cila ka dalë edhe vetë pasi ka pasur frikë mos shihej nga ushtarët e rojës së kuesturës ose atyre që flenë në katin e poshtëm”.

Dokumentet të paketuara me thasë e valixhe përfunduan në Valias. Pas kësaj Zyra Politike u dogj. E gjithë sasia e fondit të hequr nga Zyra Politike, pas një qëndrimi në mal, ku u shfrytëzua personalisht nga Enver Hoxha. Pas lufte iu bashkua Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u emërtuar “Fondi trofe”. Në fund të viteve ’50 u bë edhe ndarja e këtij fondi në dosje sipas emrave të personave që përmendeshin në të, duke cenuar gjithë integritetin e fondit në fjalë. Përveç kësaj u hartua edhe një inventar, i cili në disa raste për germat “E” (për shembull Enver) dhe “H” është i censuruar, grisur fleta dhe hartuar më pas një shtojcë vazhduese. Gjithashtu është hartuar dhe ndarë sipas zërave listave e agjentëve të Zyrës Sekrete, e zbulimeve të huaja, etj, ku më e “dëmtuara” është ajo e agjentëve jugosllavë.

Nisur nga legjislacioni i arkivave, sipas së cilit çdo dokument i krijuar deri në vitin 1944 duket të administrohet vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe çdo dokument pas vitit 1944 vetëm nga Drejtoria e Arkivit të Sistemit në Ministrinë e Brendshme, ky problem sa historik aq edhe ligjor u zgjidh në vitin 2012.

Në bazë të kërkesës nr.1130, datë 20.3.2012 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Drejtoria e Arkivit të Sistemit të Ministrisë së Brendshme kërkoi miratimin e ministrit për të dorëzuar në DPA gjithë fondin trofe. Pas miratimin më 3.4.2012 nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, më 12.4.2012, ish fondi trofe iu bashkua fondit nr.152 (Ministria e Punëve të Brendshme 1912-1944). Kam qenë i lumtur që kam nënshkruar dokumentin e kthimit të këtyre dokumenteve (60 kuti) në fondin që i përkisnin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!