Prefekti që provoi kampin e fashizmit dhe vdiq në burgun e komunizmit

Tuesday, 24 July 2018 18:22
Paria drejtuese e Elbasanit në vitin 1938: Kryetari i Bashkisë Ahmet Dakli, prefekti Sadik Metra, qarkkomandanti i xhandarmërisë Gjush Deda. Pas lufte të tre patën fat të keq. I pari u vetëvra, i dyti vdiq në burg dhe i treti u dënua me vdekje. Në faksimilen tjetër paraqitet vdekja në burg e Sadik Metrës në vitin 1955 Paria drejtuese e Elbasanit në vitin 1938: Kryetari i Bashkisë Ahmet Dakli, prefekti Sadik Metra, qarkkomandanti i xhandarmërisë Gjush Deda. Pas lufte të tre patën fat të keq. I pari u vetëvra, i dyti vdiq në burg dhe i treti u dënua me vdekje. Në faksimilen tjetër paraqitet vdekja në burg e Sadik Metrës në vitin 1955

Nga Kastriot Dervishi

Sadik Metra është njëri nga prefektët më të njohur të viteve ’30. Midis të tjerash ishte prefekt më  1932-1933 në Dibër; më 1933-1936 në Vlorës; 1936-1939 në Elbasan. Për bindjet e tij antifashiste u internua në Itali në vitet 1940-1942. Megjithëse në moshë të shkuar u arrestua më 29.5.1951. Zëvendëskryetar i Degës së Hetuesisë, Fadil Kapisyzi, relatonte se nuk i kishte pranuar akuzat që i ishin bërë, por meqë kishte qenë në kohë të Zogut prefekt në Vlorë, Metra duhej të ishte rekrutuar njëkohësisht si “agjent” i francezëve, italianëve, belgëve, amerikanëve, etj. Ngaqë kjo akuzë ishte krejt bajate, nuk u përdor në gjyq. Kësisoj u akuzua se në shtëpinë e tij bisedonin elementë të ndryshëm e se duhej të ishte në dijeni të aktivitetit të të arratisurit Hamit Matjani (që as kishte lidhje me të). U mor në pyetje në hetuesi nga nëntoger Riza Tirana. Me vendimin nr.224, datë 24.11.1951 Gjykata Ushtarake e Korçës me veprim në Elbasan, e përbërë nga kapiten II Orhan Hoxha, toger Qemal Karaj, nëntoger Llambi Pazolli, duke pasur pranë prokurorin Pandi Fshati, e deklaroi fajtor për agjitacion e propagandë dhe e dënoi me 7 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.82, datë 7.2.1952 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Sadik Metra i sëmurë nga TBC-ja, vdiq pa e mbaruar dënimin më 10.7.1955 në spitalin e burgut Tiranë. U varros në varrezat e Bamit në Tiranë, me prishjen e së cilave i humbi varri, si shumë të dënuar të tjerë që vdiqën në kryeqytet.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Show-biz

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shquhet për aksesorët e saj të shtrenjtë. Këtë herë e shohim me një palë vath mjaft të bukur në formë pistoletë të Saint Laurent. Shifra...

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Lifestyle

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet. Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni...

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Aktualitet

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë. Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar...