Si manipulonte Enver Hoxha historinë nëpërmjet fotove

Saturday, 28 July 2018 17:03

Nga Kastriot Dervishi

Një ndër mënyrat më të trasha të manipulimit të historisë gjatë periudhës së komunizmit ishte ajo e paraqitjes së fotove duke hequr në to persona të padëshiruar. Në atë kohë nuk kishte programe të posaçme kompjuterike siç ka në ditët tona, por përdorej teknika e thjeshtë e prerjes me gërshërë, montimit dhe rifotografimit. Duhej patjetër që udhëheqësi të ishte me “burra të mirë” të momentit, e jo me persona që partia i kishte shpallur “tradhtarë”, apo nuk i dëshironte. Duke qenë një metodë thellësisht artizanale, shpeshherë harrohej spastrimi tërësor e fotografisë. Tek-tuk mund të ngeleshin këmbë, duar, etj. Një teknikë tjetër ishte edhe përmendja e kufizuar e emrave me kontribute në historinë e Shqipërisë, në mënyrë që veshi i njeriut të mos mësohej fare me to. Fillojmë me foton e parë. Në liceun e Gjirokastrës Enver Hoxha është gjetur në këtë foto me pedagogë dhe ndonjë nxënës të liceut. Majtas është fotoja origjinale e paraqitur nga Hamit Kokalari dhe djathtas është fotoja e paraqitur në një nga albumet e E.Hoxhës. Fotoja nga 13 persona ka përfunduar në 9 të tillë. Dy të rreshtit të Enverit kanë cofur. Po ashtu edhe një tjetër më poshtë.

Modifikuar më E mërkurë, 08 August 2018 18:41

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!