Fotografia në Bari të Italisë në vitin 1934, E.Hoxha heq nipin dhe motrën

Diel, 29 July 2018 13:26

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet 1930-1934 Enver Hoxha ishte formalisht me bursë të Mbretit Zog student në Francë. Duhej të studionte për biologji, por në fakt nuk dha asnjë provim. Regjimi i Mbretit Zog madje nuk i kërkoi sipas ligjit të kohës të kthente paratë mbrapsht. Ishte fare e thjeshtë, koha e qëndrimit të Enver Hoxhës nuk lidhej me kurrfarë shkollimi, por për depërtimin në radhët e organizatës antizogiste Bashkimi Kombëtar, me kredencialin si kunat i antizogistit tradicional që jetonte në Bari të Italisë, për interes të Zyrës Sekrete. Sa herë që shkonte në Francë, Enver Hoxha ndalonte në Bari të Italisë, pranë kunatit. Pikërisht fotoja origjinale e tregon me të motrën Fahrien dhe nipin e vogël. Mirëpo, kur doli libri “Vite të rinisë”, nipi dhe motra kanë fluturuar nga fotografia, ndërsa vendi i fotos paraqitet sikur është në Francë, në mënyrë që të jepet ideja e një studenti serioz atje. Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, Enver Hoxha shkoi e qëndroi 3 muaj në Itali, duke ndaluar për herë të fundit në shtëpinë e Bahri Omarit.

Modifikuar më Diel, 29 July 2018 13:33

1 koment

  • Përgjigju Anila

    Ne mos gaboj, mos behet fjale per ate motren qe ka nuk ka folur per 45 vjet, e cila e kishte shtepine tek Kalaja, prane ish pallatit te pionereve, si dhe punonte me nje peshore tek ish kinema partizani... (Te gjitha jane me emrat e vjetra)....

    Diel, 29 July 2018 22:51 komentuar nga Anila

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Politikë

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me deklaratën e turpshme të Edi Ramës, që tha se kriminelët le të vrasin njëri-tjetrin. Reagimi i deputetit: Kryekrimineli qe drejton qeverine u shpreh...

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Politikë

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka denoncuar edhe një herë se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri është drejt kolapsit. Shehu shkruan se...

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Lifestyle

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Edhe përse është bërë nënë për herë të parë e një djali, Adelina Tahiri nuk ka hequr dorë nga muzika. Madje, do të rikthehet në tregun muzikor shqiptar më shpejt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!