1940/Enver Hoxha si vagabond në dyqanin “Flora”

Tuesday, 31 July 2018 13:00

Nga Kastriot Dervishi

Në fillim të vitit 1940, Enver Hoxha, falë miqësisë me Esat Dishnicën (djali i hallës së Ibrahim Biçakçiut), u vendos në Tiranë në fabrikën e cigareve “Flora”. Aty banonte pa paguar asgjë. Duke përfituar nga kjo, Esati mori një dyqan me qira nga familja Bakiu, të cilit i vunë emrin e fabrikës “Flora”. Këtu malli kryesor që shitej ishte cigarja, por kishte edhe pije, sallam, etj. Fotografia e Hoxhës në dyqanin “Flora” e tregon atë në muajt e parë të tregtisë, e cila i ka ecur fort. Duket i kënaqur. Me cigare në gojë si garip, i shkujdesur, me shikim qejfliu, ai duket krejt i papërshtatshëm për t’u marrë njeri serioz apo i lidhur me botën e librave. Mirëpo, në vitet e pasluftës, qatipët e Hoxhës duhej të nxirrnin patjetër intelektual dhe njeri revolucionar.  Dhe që ta nxirrje Hoxhën nga bota e qejfit dhe parasë ku ishte zhytur e për ta bërë serioz duhej përdorur “bisturia” fotografike. Fillimisht jakat e këmishës i janë "futur brenda" nëpërmjet ngjyrimit. Por edhe cigarja, aspak e këndshme nga pozicioni, ishte e tepërt në gojën e një udhëheqësi të ardhshëm. Për këtë arsye, ia kanë zhdukur fare. Fytyrën ia kanë zbardhur, e kanë përcjellë për publikun një foto krejt tjetër, nga shitës në blerës në dyqanin “Flora”.

Manipulimet e fotografive të Hoxhës janë njohur si fenomen edhe në nivel ndërkombëtar, ku janë krahasuar me ato të diktatorëve të tjerë. Në Shqipëri, vite më parë ka qenë studiuesi i njohur Aurel Plasari ai që ka bërë të njohur këtë dukuri.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...