Fotografia e retushuar e deputetëve të Shkodrës, u hoqën plot 8 persona

Diel, 05 August 2018 18:03

Nga Kastriot Dervishi

Dukuria e manipulimit të fotografive historike nuk ka qenë vetëm e atyre që lidheshin me veprimtarinë e Enver Hoxhës apo vartësive të tij. Ajo vërehet në gjithë botimet historike. Figura me kontribut të rëndësishëm në historinë e vendit, Partia e Punës kërkonte që t’i zhdukte emrin dhe pamjen. Sjell sot një manipulim të rëndë të fotos së deputetëve të Prefekturës së Shkodrës të vitit 1921. Në foton origjinale janë plot tre kryeministra të ardhshëm të Shqipërisë, ministra, nënkryetarë parlamenti. Figura me peshë dhe rol të jashtëzakonshëm në historinë e vendit. Nga 10 persona që janë në foto, ajo i është treguar brezave vetëm me dy prej tyre (Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën). Nga personat e retushuar të kësaj fotoje u dënuan me vdekje Riza Dani dhe Maliq Bushati, u dënuan me burgime Shuk Gurakuqi dhe Patuk Saraçi. Majtas tregohet origjinali i fotos që fatmirësisht ruhet në AQSH dhe djathtas, botimi i fotografisë në një libër për Luigj Gurakuqin në vitet ‘70.

Në foton origjinale janë këto persona:

Sipër: Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja, Riza Dani, Shuk Gurakuqi dhe Kolë Thaçi

Poshtë: Halit Rroji, Ndre Mjeda, Patuk Saraçi, Rexhep Mitrovica, Maliq Bushati.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!