Aeroporti i Kuçovës u ndërtua nga të dënuarit politikë

Diel, 05 August 2018 18:53

Nga Kastriot Dervishi

Në aeroportin e Kuçovës do të ndërtohet një prej bazave më të madha të NATO-s në Ballkan. Natyrisht ky është një lajm i mirë për Shqipërinë që rrit sigurinë e saj dhe na afron edhe më shumë me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çuditërisht, këto ditë jo pak herë janë parë lajme krejt të kota e të pazakonta që shoqëronin lajmin e mirë, me pyetjen e pilotëve të vjetër të kohës së Enverit, apo duke bërë krahasime teknologjike me ndryshqet sovjetike e kineze që kanë ngelur në tokën tonë. Asnjë fjalë për ndërtuesit e kësaj vepre, të dënuarit politikë. Historia për fat të mirë ka çuar në vend dëshirën e të dënuarve politike, brezit më të shkolluar të Shqipërisë, që u përball në mënyrën më të padrejtë me mohimin e lirisë nga regjimit kriminal komunist. Kësisoj, sot po vlerësohet për herë të parë mundi i tyre. Aeroporti i Kuçovës (atë atë kohë quhej i Urës Vajgurore) u ndërtua në kushte të vështira nga kampet nr.1 (më vonë reparti nr.301) dhe nr.2 (më vonë reparti nr.303) në vitet 1952-1953. Puna për ndërtimin e tij filloi pjesërisht në mars 1952 filloi dhe plotësisht në qershor 1952, me 2.000 të burgosur. Në raportin e komisarit të kampit nr.1, toger Xhoxhi Kekos më 28.3.1952, ndër të tjera thuhej:

Jeta e të burgosurve nuk ka qenë e mirë për faktin se kur kemi ardhur këtu e deri sot, nuk kanë ngrënë as edhe një herë gjellë me mish, pse kjo mungon. Gjithashtu nuk janë ngopur me ujë dhe kjo gjendje vazhdon akoma megjithëse ka një përmirësim të vogël. Nga kjo situatë rendimenti nuk ka qenë si më përpara...Gjatë muajit, për mungesë uji i kanë ngrënë drekën dhe darkën bashkë”.

Por nga nëntori 1952 deri mars 1953, në Urën Vajgurore, u vendos edhe kampi nr.2 me 1.020 të burgosur. Këtu vuanin dënimin edhe At Pjetër Meshkalla, Sami Repishti, etj. Në këtë mënyrë u krijua një forcë e madhe me një numër të madh të dënuarish politikë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!