1944/Letra e Enver Hoxhës për Titon, shprehet mirënjohja e madhe për të dhe Miladinin

Tuesday, 07 August 2018 18:44

Nga Kastriot Dervishi

Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha kanë qenë drejtuesit e vërtetë të Partisë Komuniste Shqiptare në vitet 1941-1944. Çdo veprim i kësaj partie, ka pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tyre, të cilët ishin në të vërtetë pa ndonjë formim të spikatur e krejt mediokër. Më së shumti Miladini u mor me anën politike, ndërsa Dushani me anën ushtarake. Pavarësisht se formuan PKSH-në ata qëndruan në Shqipëri për 3 vjet. Dushani u largua në maj, ndërsa Miladini në shtator 1944. Vendin e tyre e zuri Velimir Stojniçi, i cili ishte nivel më i lartë. Ai përgatiti komunistët drejt pushtetit, pasi si klasë amatore në punët e partisë e të shtetit, ata as kishin haber nga organizimi. Gjithsesi, në këtë postim do ndalem te largimi i Miladinit. Më 23.9.1944 Enver Hoxha i shkruan një letër mirënjohje Titos. Data e letrës është mësuar e saktë në Arkivin e Titos në Beograd, pasi në Arkivin e PPSH-së (bashkëlidhur) ajo është pa datë. Lexoni këtë letër e kuptoni kush ka punuar e “luftuar” në Shqipëri.

Letra

Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, shokut Josip Broz Tito

Të dashur shokë,

Përfitojmë nga rasti i kthimit pranë jush të shokut Miladin për t’u shfaqur mirënjohjen tonë të madhe karshi Komitetit Qendror të Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë dhe udhëheqësit të saj të madh Tito.

Për partinë tonë të re, udhëzimet dhe këshillat e shokut Tito, të cilat s’na kanë munguar kurrë me gjithë pengesat e mëdha teknike që hasnim nga shkaku u luftës, kanë qenë një nga faktorët kryesorë që partia jonë u themelua, u rrit, u forcua dhe u bë udhëheqësja e vetme dhe e papërkulshme e popullit shqiptar dhe e luftës së tij nacionalçlirimtare kundër fashizmit dhe tradhtarëve të vendit tonë.

Këshillimet tuaja dhe veçanërisht ato të shokut Tito, vija e ndritur e Partisë Komuniste Jugosllave dhe eksperienca e saj e ndritur, na kanë shërbyer si një pishtar dhe një mbështetje e paçmuar në rrugën tonë të rëndë.

Në këtë luftë të përbashkët të udhëhequr nga dy partitë motra, janë hedhur themelet e patundura të një vëllazërimi të plotë dhe të sinqertë në mes të popujve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë dhe Partia jonë që udhëheq luftën e popullit shqiptar, ndjehet veçanërisht e fortë, pse ka përbri partinë motër të Jugosllavisë dhe udhëheqësin e saj të madh Tito, i cili drejton me aq siguri dhe brio luftën e heroike të popujve të Jugosllavisë.

Ndihma e çmueshme e juaja që s’na është kursyer kurrë edhe në momentet më të vështira të luftës, ne kemi bindjen se nuk do të na mungojë edhe pas kësaj.

Ne do të vëmë gjithë forcat tona që partia jonë të jetë kurdoherë në ballë të luftës dhe në ballë të popullit dhe të udhëheqë këtë drejt fitorjes së plotë ashtu si na mëson mësuesi jonë i dashur dhe i ndritur shoku Stalin.

Të ishim ingratë, sikur të mos shënonim këtu mirënjohjen e thellë që ndjen gjithë partia jonë karshi dy shokëve jugosllavë, Miladin dhe Dushan, të cilët që në ditët e para të partisë sonë dhe deri tash, dhanë pa kursyer gjithë ndihmën e tyre, gjithë eksperiencën e tyre për forcimin e partisë sonë. Ata kanë qenë në ballin e luftës, pa kursyer as jetën e tyre si komunistë të vërtetë. Komiteti Qendror joni, i falënderon posaçërisht këta dy shokë të palodhur që aq shumë e kanë ndihmuar partinë tonë.

Ju përshëndesim sinqerisht

Në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare,

Enver Hoxha

1 koment

  • Përgjigju Tedi

    Letra duhet gjykuar ne kuadrin e Luftes II Boterore ku edhe Shqiperia e vogel u reshtua ne Koalicionin e Madh Antifashist Anglo-Sovjeto-Amerikan.Roli i Titos dhe i ushtrise jugosllave ka qene shume i rendesishem ne Ballkan e me gjere prandaj letra e Enverit eshte normale.Ai e cmon ndihmen e Titos pasi te dy ishin nxenes te Stalinit.Dihet se Enveri ka pasur dyshimet e veta ndaj Titos te cilat i a ka thene edhe Stalinit qe ne korrik 1947.Botoni edhe dokumente te pas vitit 1948 se ashtu del me i plote qendrimi i Enverit ndaj Titos e titizmit.

    E mërkurë, 08 August 2018 16:06 komentuar nga Tedi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Aktualitet

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.   Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte...

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

Aktualitet

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

‘Global teacher Prize 2019’  ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare . Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!