1988/Fjalët e fundit të Havzi Nelës

E Enjte, 09 August 2018 18:35

Nga Kastriot Dervishi

30 vjet më parë, regjimi komunist, pas procesit gjyqësor, vari poetin Havzi Nela. Më 9 gusht 1988 ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, me varje në litar të Havzi Nelës, më 10 gusht ora 3.30. Ky urdhër mbërrin në Degën e Punëve të Brendshme Kukës. Ekzekutimi u bë publik te sheshi i agjencisë së udhëtarëve në Kukës. Kufoma qëndroi ashtu për të ngjallur frikë. Në fjalën e fundit, Havzi Nela tha:

 “I dënuari në fjalët e tij të fundit tha: “I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me vete. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër këmbë. Kam 910 lekë dhe kërkoj që këto t’i jepen të afërmve të mi (nënës)”.

Dega e Punëve të Brendshme informonte sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së Punës në Kukës, Miti Nito, se varja e Havzi Nelës kishte ndikuar në rritjen e vigjilencës ndaj “elementit armik”, por të dhënat thoshin se veprimi nuk ishte miratuar nga populli në mënyrën që ata prisnin. Disa nga komentet e popullit ishin:

-Kjo është një vdekje burrërore. Po i bëjnë roje nderi si me qenë Enveri.

-Për fat të keq, ditën që është varur Havzi Nela isha në Kukës. Ky veprim është sa për t’i futur popullit”.

-Shteti nuk është mirë me popullin, sepse po sillet shumë keq. E keqja më e madhe u pa në publik, varja e shpëtuar e Havzi Nelës. Kjo ishte një gjë shumë e keqe. Ky ishte një veprim për t’i futur frikën popullit. Më mirë ta kishin pushkatuar, mos ta shikonte kush.

Modifikuar më E Enjte, 09 August 2018 18:55

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!