1944/“Martesa” e retushuar fotografike e E.Hoxhës me Nexhmijen

Diel, 12 August 2018 13:54
Sipër fotografia origjinale dhe poshtë, dy variantet e fotos së albumet të ndryshme të kohës Sipër fotografia origjinale dhe poshtë, dy variantet e fotos së albumet të ndryshme të kohës

Nga Kastriot Dervishi

Në gusht 1944 rinia komuniste zhvilloi një kongres në Helmës të Skraparit. Në ato ditë vere, në kohën kur ushtria pushtuese gjermane po tërhiqej dita-ditës, të vetmen gjë që bënin komunistët ishte organizimi i kongreseve e shtimi i radhëve për të qenë një forcë sa më e madhe në pushtetin e nesërm. Betejat me pushtuesit janë thuajse simbolike, ndërsa betejat me shqiptarët të etiketuar “reaksionarë” apo “ballisto-zogistë”, janë qëllimi i vërtetë i luftës. Në gusht 1944 udhëheqësi i luftës është Miladin Popoviçi, ndërsa pas largimit të tij do të jetë Velimir Stojniçi.

Në gusht 1944, në Helmës janë gjendur Enver Hoxha, Nexhmije Xhuglini (Hoxha), etj. Midis të tjerash është shkrepur edhe kjo foto ku janë plot 8 persona. Fotoja është botuar në mënyrë e kohë të ndryshme në dy albume. Kjo sepse ata harronin çfarë kishin botuar më parë. Vini re origjinalin (fotoja sipër që gjendet në Arkivin e PPSH-së) dhe dy variantet e botuara në albumet e asaj kohe. Nga origjinali janë hequr Koçi Xoxe, oficerë të huaj dhe partizanë shqiptarë. Në variantin e parë kanë ngelur Nako Spiru dhe Omer Nishani. Ndërsa në variantin e fundit, paraqiten Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini së bashku. Nëpërmjet këtij falsifikimi u arrit edhe “martesa” e parë fotografike e Enver dhe Nexhmije Hoxhës.

Çfarë prisni ju t’ju tregojnë historinë këta të këtyre fotove. Kur nuk të tregojnë as pamjet, mos prisni t’i keni fjalët e vërteta të tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...