Operativi i burgut

Hënë, 13 August 2018 15:27

Nga Kastriot Dervishi

Në çdo kamp apo burg të diktaturës komuniste vepronte një oficer i Sigurimit të Shtetit. në vitet e para këto lloj oficerësh quheshin “referentë”, ndërsa më pas u quajtën “punëtorë operativë”. Një kamp ose burg, drejtohej nga komandanti për anën ushtarake dhe komisari për atë ideologjike. Këta, personali i njësisë dhe ushtarët vareshin nga Policia. I vetmi jashtë pjesës e organikës drejtuese të burgut ishte punëtori operativ. Ai varej nga dega e punëve të brendshme të rrethit ku ishte kampi ose burgu dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Operativi merrej me anën agjenturiale-operative. Ai rekrutonte agjenturën nga radhët e të burgosurve dhe personelit (ushtarë e policë), si dhe drejtonte punën për ndjekjen e personave brenda vendit të vuajtjes së dënimit.   

Femiu ishte një prej operativëve të burgjeve. Edhe ky me 5 klasë fillore. Për 10 vjet (1957-1967) ai ishte një fytyrë e urryer për të dënuarit e kampeve dhe burgjeve. Në vitet 1957-1960 ishte në Punëtorinë Qendrore të Artizanalit në Tiranë. Më 1960-1963 shërbeu në repartin nr.303 Tiranë në kohën kur ndërtoheshin vepra të ndryshme në kryeqytet (sanatoriumi, kombinati i mishit, ferma “Gjergj Dimitrov”, etj). Më 1963-1965 po me repartin nr.303 në Vlorë për ndërtimin e fabrikës së sodës kaustike dhe në vitet 1965-1967 në Elbasan për ndërtimin e fabrikës së çimentos Elbasan.

Nga të burgosurit e rekrutuar, pjesën më të madhe e zinin ato ordinerë dhe elementi antiparti. Këta ishin më të gatshëm për të pranuar kushtet e rekrutimit, kundrejt premtimit për lirim apo për një pjatë supë më shumë. Nga të dënuarit politikë, përgjithësisht, rekrutoheshin ato që kishin dënime të përziera ose ato me pak vite dënimi.

Operativ Femiu mbeti deri në fund një fytyrë e urryer. Nami i tij negativ ishte sidomos në Punëtorinë Qendrore të Artizanalit, në të cilën vuanin dënimin edhe gratë. Femiu mbeti një operativ me fillore, ashtu si shumica e oficerëve të këtij lloji. Në një vlerësim të vitit 1958 për të thuhej:

“Vijën politike e zbaton dhe ruan mirë duke mos patur asnjë masë apo vërejtje...Paraqitjen ideologjike nuk e ka të mjaftueshme pasi bën pak përpjekje për studimin e literaturës marksiste-leniniste...Për vitin 1957-1958 për një kohë ka vazhduar klasën e parë të shkollës së mesme, por nga mosndjekja e rregullt, largohet nga shkolla dhe regjistrohet te format e edukimit”.

Edhe nga pikëpamja antropologjike, operativët janë një shembull i rrallë që nuk lidhet me vetëm me kureshtjen njerëzore. Pamja e tyre flet shumë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!