1945/Pushkatimi i 23 vjeçarit te Zalli i Kirit

Diel, 19 August 2018 17:58

Nga Fritz RADOVANI

Kushtuar 23 vjeçarit NDUE MIRASH PALI nga Shkodra,
I biri i Mirashit dhe i Mrikës Gjelosh Vatës…
Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemit me vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare. Heroizmi i Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë.
Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.
***
“V.F.L.P.
Proçes- verbal
I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
●Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipendente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!
Të fala familjes.
Prokuror (Aranit Çela) d.v.”
●Po sot, si asht ai vend ku kalben vetem të pushkatuem nga terroristi Aranit Çela mbi 2000 vetë, per të cilët, vazhdon me u shperblye nga organet kriminale të “Republikës”...
●Thonë se: “Historia edhe persëritet !”

Modifikuar më Hënë, 20 August 2018 18:55

1 koment

  • Përgjigju Rudi

    Kombi Shqiptar te keqen mes veti kjo kishte qen edhe sot esht dominante Shqipri,Kosove e Maqedoni. Hajnija zhdukja politikisht denimet qe behen me shkeljen e Ligjit vetem per ta eleminuar kundershtarin Politik.

    E Enjte, 23 August 2018 20:09 komentuar nga Rudi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rruga dhe ura, dy problemet madhore të fshatit Selixë

Aktualitet

Rruga dhe ura, dy problemet madhore të fshatit Selixë

Fshati Selixë në njësinë administrative Komsi, në Bashkinë e Matit, vijon të jetë një ndër fshatrat më problematik për shkak të distancës që ka nga qendra e njësisë apo qyteti...

Edhe rusët ngrihen kur u shkelen të drejtat, protesta për pensionin

Globi

Edhe rusët ngrihen kur u shkelen të drejtat, protesta për pensionin

Në mbarë Rusinë po mbahen protesta për të kundërshtuar planin e qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension për pesë vjet. Mijëra persona morën pjesë në protestën në Moskë...

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Aktualitet

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një dozë të madhe ilaçesh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maj’, ndërsa sipas policisë viktima është A. F...