Kampi i Tepelenës dhe jo kamp në Tepelenë

Premte, 24 August 2018 12:17

Nga Kastriot Dervishi

Një debat krejt i kotë është vënë re ditët e fundit se si duhet të quhet Kampi i Tepelenës të viteve 1949-1953, sepse sipas disave duke përdorur një emërtesë të tillë, gjoja fyhet populli i krahinës në fjalë.  Madje, ata që janë në krah të krimeve të komunizmit kanë propozuar që duhet të quhet kampi në Tepelenë dhe jo i Tepelenës. Kriteri i parë në këto raste është ai dokumentar historik. Rasti i Tepelenës nuk është i shkëputur dhe nuk mund të trajtohet i shkëputur. Në asnjë rast nuk figuron të jetë shkruar gjëkundi “kampi në Tepelenë”, e nuk kemi si ta shpikim një gjë të tillë. Për këto arsye po sjell dy shkresa të viteve 1949 dhe 1954. Në të parën vërehet emërtesa qartësisht “Kampi i Tepelenës” dhe në të dytën theksohet rrethimi me tel me gjemba e me vendroje i tij. Në asnjë rast tjetër që ka të bëjë me kampet e burgjet nuk është hasur mënyra e diskutimit të kësaj temë në duhet diskutuar ana gjeografike apo jo. Asnjëherë nuk është thënë burgu në Burrel, burgu në Tiranë, burgu në Shkodër, burgu në Elbasan, etj. Askush nuk është ndjerë i fyer kur kemi thënë burgu i Burrelit, burgu i Tiranës, burgu i Shkodrës, etj. Pse paska veçanti në rastin e Tepelenës? Është fare e qartë se kjo nuk është gjë tjetër veçse avokati për krimet e regjimit, një lloj taktike mbrojtëse.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Aktualitet

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale...

Firmoset urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin

Bota Shqiptare

Firmoset urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin

Ministria e Brendshme maqedonase ka firmosur urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ky vendim erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për...

Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

Kulturë

Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

Aktori i njohur i humorit shkodran Besnik Çinari, pak ditë më parë luftoi për jetën, por tashmë ai e ka kaluar rrezikun, pas një ndërhyrje që pati në zemër. Ai...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!