1950/Shifrat e tmerrshme të fëmijëve në kampet e Tepelenës, Valiasit dhe Porto Palermos

Diel, 26 August 2018 18:32
Tabela e të internuarve në kampe. Të nënvizuara janë shifrat e fëmijëve Tabela e të internuarve në kampe. Të nënvizuara janë shifrat e fëmijëve

Nga Kastriot Dervishi

Një statistikë për të internuarit në kampet tela me gjemba gjatë vitit 1950, paraqet të dhëna të frikshme në lidhje me numrin e fëmijëve të pranishëm aty. Asnjë regjim tjetër, asnjë pushtues, nuk është marrë me internime fëmijësh në shifrat që paraqiten. Veprime krejt origjinale që do i hasësh vetëm te komunizmi i Shqipërisë. Në këto kampe janë internuar tre kategori: pleqtë, gratë dhe fëmijët. Përgjithësisht, të internuarit përdoreshin si pengje për të arratisurit politikë. Liroheshin kur të arratisurit dorëzoheshin. Pra shteti i kohës, përdorte masivisht metodën e pengmarrjes, veprim ky që zakonisht e bëjnë grupet kriminale. Kampet tela me gjemba, pra aty ku vuhej një dënim në kushtet e izolimit, gati si burg, këtë vit nuk kanë pasur numra.

-Në Kampin e Tepelenës, në raport me gratë dhe pleqtë, fëmijët mbizotërojnë në periudhën e parë të vitit, pra nga janari deri në qershor. Në maj 1950, në Kampin e Tepelenës ka regjistruar një shifër rekord, 554 fëmijë të pranishëm. Në gusht të atij viti, kampi kishte gjithsej plot 1405 të internuar. Ky kamp ishte kryesisht me banorë të veriut të vendit.

-Në Kampin e Valiasit, fëmijët janë shumicë gjatë gjithë vitit 1950. Në gusht është regjistruar shifra më e lartë e tyre, 372 fëmijë. Në tetor 1950, Kampi i Valiasit regjistron shifrën e 820 të internuarve. Ky kamp ishte kryesisht me banorë të jugut të vendit.

-Prania e fëmijëve në Porto Palermo vërehet vetëm në shkurt-mars 1950. Ky kamp ishte kryesisht me banorë të veriut të vendit.

Modifikuar më Diel, 26 August 2018 18:35

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...