1953/Arratisja e 22-vjeçarit dhe dy internime në Tepelenë dhe Valias

Tuesday, 28 August 2018 18:52
Vendim i Komisionit të Dëbimeve e Konfiskimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme Vendim i Komisionit të Dëbimeve e Konfiskimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Nga Kastriot Dervishi

Deri në vitin 1949 internimet janë bërë pa pasur një bazë ligjore. Me daljen e ligjit nr.540, datë 10.1.1949, u formua Komisioni i Dëbimeve e Konfiskimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërsa në platformën e Sigurimit të Shtetit të vitit 1948 bëhet fjalë për internim-dëbime, ligji e hoqi përcaktimin ligjor “internim”. Kësisoj me fjalën “dëbim” në akte zyrtare gjenden internimet e periudhës 1949-1954. Në vitin 1952 komisioni në fjalë përbëhej nga: Delo Balili (kryetar) dhe anëtarët Ndrek Nallbani, Rasim Dedja, Sabri Sevrani, Rexhep Kolli, Pilo Shanto dhe Nevzat Haznedari.

Sillet si shembull, vendimi nr.712, datë 14.4.1953, i marrë si kundërveprim ndaj arratisjes në dhjetor 1952 së 22 vjeçarit Miho Sterjo Binjaku. Familja e tij ndahet në dy kampe: Në Kampin nr.3 Valias (fabrika e tullave) dhe në Kampin nr.4 Tepelenë. Ndarja e kësaj kohë është e tillë sepse në kampin nr.3 punohej ndërsa në atë nr.4 nuk punohej sepse mbizotëronin pleqtë e fëmijët. Rezulton që nëna dhe vëllai i vogël internohen në Tepelenë dhe motra (si duket më e madhe në moshë) dërgohet për të punuar në fabrikën e tullave. Sikurse shihet, Kampi i Tepelenës nuk është më vetëm i banorëve nga veriu i vendit, por edhe i atyre nga jugu.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Aktualitet

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Fusha e Rërës" duke vënë në pranga 46 vjecarin Ardian Llana. Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit...