“Shpëtoni Shqipërinë” ishte edhe zëri i grave shqiptare drejtuar Presidentit Wilson, në Konferencën e Paqes më 1919

Tuesday, 04 September 2018 16:24

Nga Pertefe Leka

Shqiptarët në përgjithësi,kanë pasur besim tek njerëzit e urtë,për të zgjidhur probleme kardinale për kombin . Vepra e nobelistit, Woodrow Wilson, në mbrojtje të popujve të shtypur ,është udhërrëfyese, sidomos sot, kur është ndezur një debat politik dhe diplomatik për stabilizimin e ballkanit. Kur diskutohen hyrje e dalje në Europën e Bashkuar, Kur diskutohen ndryshim kufijsh, që lidhen me fjalën luftë, që kane trazuar shpirtra nënash të përvëluara nga humbjet e bijëve. Kur vazhdojnë të diskutohen, të drejtat njerëzore, vendosje piramidash ndarëse dhe shfrytëzime nënujore pafundësisht, e ne , ende kemi mbetur “një thumb i ngulun në trutë e njerëzisë” siç thoshte Migjeni. Sa sakrifica kanë bërë shqiptarët 100 vjet më parë, duke iu drejtuar liderit botëror të paqes, Woodrow Wilson, i cili kishte përcaktuar formën e bashkësisë ndërkombëtare të së ardhmes në “Fourteen points”.

Filozofia politike e Presidentit Wilson, është paraqitur shumë thjeshtë në “14 Pika” por aty ishin vendosur pikat mbi -” i “- të : drejtësi dhe vetëvendosje për të gjithë kombet, të mëdhenj e të vegjël, që kërkonin liri politike,mos me lejue pushtimet e huaja,as sundim nga të huajt. Konferenca e Versajës e kishte mbështetë idenë themelore të Presidentit Wilson në lidhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje kombëtare.Kur u pa se Konferenca e Paqës në Paris, nuk po i merrte parasysh kërkesat e shqiptarëve, kryetari i delegacionit, Imzot Luigj Bumçi iu drejtua Presidentit Wilson për krimet e kryera mbi popullsinë shqiptare të Kosovës nga fqinji verior. Kështu vërshuan me letra e takime direkte shumë personalitete shqiptare nga gjitha trevat shqipfolëse, që ngritën zërin e protestuan për padrejtësitë që po i bëheshin vendit tonë. Nuk mungoi edhe vendosmëria e grave, në këtë betejë diplomatike. Ishte, Zj. Lejla Dino, bija e Çamërisë, kur pa se babait të saj, Rasih Dino, që ishte caktuar nga komuniteti Çam në Amerikë, të merrte pjesë në Konferencën e Paqës në Paris, po i nxirrnin pengesa italianët për të kaluar, iu drejtua me një letër Liderit Amerikan : “……Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria, që nënat shqiptare, gratë dhe bijat duruan duke parë gjakun e të dhembshurve të tyre të rrokullohet nën zgjedhën e shtypësve të huaj, kanë natyrisht për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do të na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur….” 1Janar 1919, botuar Albania

Motrat Qirjazi qenë shume aktive në këto momente. Ata ishin të parat femra shqiptare që vazhduan “Robert Kolegj”, të sponsorizuara nga diplomati dhe biznesmeni amerikan, Charles Richard Crane, këshilltar i Presidentit Wilson.( Crane kishte lobuar për Shqipërinë më 1912-13 për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në forumet ndërkombëtare. Ai kishte sponsorizuar shumë studentë shqiptarë për të ndjekur studimet në Robert Kolegj të cilin e kishte themeluar, Ai vete dhe po ashtu kishte vepruar për shkollën e Dakës në Kamzë). Sevastia, së bashku me të shoqin, Kristo Dako, themeluan,”Partia Kombëtare Shqiptare”, për t’i shërbyer çështjes kombëtare. Sevastia me kurajon dhe guximin që e karakterizonte, iu drejtua fuqive të mëdha, në prag të Konferencës së Paqës, me 12 Tetor 1918, me një memorandum, mbi të drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve.

Po ashtu Parashqevia, si delegate e shqiptarëve të Amerikës, së bashku me misionarin amerikan Charles Telford Erickson, (i cili ia kushtoi tërë jetën Shqipërisë, duke lënë mijëra faqe të përmbledhura në “Enigma e Ballkanit “), morën pjesë në Konferencën e Paqës, duke informuar Presidentin Wilson për kërkesat e shqiptarëve.

Shoqata Britanike, e kryesuar nga koloneli Aubrey Herbert, avokati i indipendencës së Shqipërisë 1907-1913, Miss Edith Durham, që ngriti lart konsideratën për shqiptarët, e të tjerë miq të Shqipërise, edhe pse nuk morën pjesë në ate Konferencë , ata shprehnin një mendim duke u bërë një mbështetje e fuqishme e kauzës shqiptare, në vendimet delikate të Konferencës së Paqës.Nga të gjitha anët, vinin letra pa fund, por tërheq vëmendjen letra e Nikollë Ivanajt, pjesëmarrës i Konferencës, drejtuar Presidentit Wilson me 10 Mars 1920, duke iu lutur liderit botëror, mbi bazën e 14 principeve, se vazhdon të cënohet integriteti politik dhe shtetëror i Shqipërisë nga marrëveshjet e fshehta, që kundërshtojnë pavarësinë tonë popullore të cilën Shqipëria e kishte arritur ndërkombëtarisht……… Kanë mbetur Monumentale në historinë e luftës diplomatike, fjalët e Atë Gjergj Fishtës në atë Konferencë….”Qyshse serbët kanë vra me qindra e mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të Nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk kanë kenë serb, as ata të Epirit nuk kanë kenë grek ….”. Shqiptarët e Amerikës kishin fituar besim tek Presidenti i SH.B.A.-së, kur thotë Noli në takimin e tij në Mount Vernon 4 Korrik 1918 : “Udhetimi im këtu triumfoi, fola dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha ..” Por garancia më e madhe, ishte vetë plani i Paqës që shtronte Wilson në vendosjen e të drejtave për vetëvendosjen e popujve dhe ndalimin e traktateve të fshehta.

Këto personalitete të larta të elitës intelektuale shqiptare e kanë tejkaluar emrin e presidentit amerikan,duke iu drejtuar filozofisë se tij, Wilsonjane si përcaktuese siç shkruan Fishta : “… me përskajue kufijtë e natyrshëm të Shqipërisë simbas parimit të autodecizionit

…si ky përcaktohet prej klauzolave të teorive Wilsonjane..”Gj.F.20 qershor 1919

Protestat e shqiptarëve dhe sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar nga personalitete më në zë të Shqipërisë dhe të huaj, nuk shkoi kot. Përgjigjja e Wilson-it drejtuar delegacionit shqiptar, pjesëmarrës në Konferencën e Paqës në Paris se “Sh.B.A.-të nuk do të nënshshkruajnë, kurrë një traktat që copëton Shqipërinë…” botuar 25 Prill 1919 gazeta “Franc-Press”.Apo lajmi i rrufeshëm i Wilson, në Maj ,1919 ku denoncoi shpalljen e traktatit Italian dhe kërkoi që Shqipëria të jetë shtet indipendent. Me mirënjohje ,Noli e konsideron Wilson “Atë(baba))dhe profet” me thirrjen e përjetshme “Na udhëhiq,na udhëhiq”. Kontributi i Wilson vazhdoi edhe në Gjenevë, ku Noli ishte ambasadori i parë shqiptar, Shqipëria u pranue në Lidhjen e Kombeve dhe Pavarësia e vendit u njoh zyrtarisht nga bota.

Në vlerësimin e Konicës për Presidentin Wilson:”Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument në zemrat e tyre” e bën të lidhur shpirtërisht në kujtesën gjithë shqiptare.

Shqiptarët ashtu vepruan, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë, në nderim të mbrojtësit të Shqiptarëve, ngritën në qendër të Tiranës, në sheshin Wilson, Përmendoren e Udhëheqësit të Paqes botërore, që sipas vlerësimit të Nolit :”Një lis i Madh në të cilin kombet e vogla kanë ndërtuar foletë”. Filozofia e Nobelistit të Paqës,Wilson, mund të përcaktohet me fjalët e tij “Parimi i drejtësisë për gjithë popujt e shtetet dhe e drejta e tyre për të jetuar në marredhënie të lirisë me njeri tjetrin, qofshin të fortë e të dobët” Prandaj, shtatorja e ngritur, në nderim të Tij, nuk është një dekor, por një zë që do të dëgjohet dhe do të na drejtojë me dorën lart përpara, për të mbrojtur,lirinë, pavarësinë, demokracinë, barazinë për të drejtat njerëzore dhe për integritet në Europën e Bashkuar. Ashtu siç treguam ne dhe gjithë popujt e shtypur mirënjohje dhe respekt për humanistin shpresëdhënës, Wilson, po atë konsideratë dhe krenari shpreh Lideri amerikan, për Giuzeppe Mazzini, projektuesi i Europës së Bashkuar. Kur ishte në Europë në Konferencën e Paqës,Wison vizitoi në Gjenovë Monumentin e ideologut tij, Giuzeppe Mazzini ,ku shprehu ndjenjat e tij më të sinqerta ” I stand in the presence of this monument and bring my greetings and the greetings of America with our homage to great Mazzini.” (Unë qëndroj në prani të këtij monumenti dhe i sjell përshëndetjet e mija dhe përshëndetjet e Amerikës me homazhin tonë ndaj Mazzinit të Madh” “We have studied the life of Mazzini as much pride as we shared in the glory of history” (Ne kemi studiuar jetën e Mazzinit me shumë krenari, ashtu siç e kemi mësuar në historinë e lavdishme ) Busti i Mazzinit,në Central Park,Manhattan,rrezaton edhe sot me ide progresive me mbishkrimin : “DIO E IL POPOLO” dhe “PENSIERO E AZIONE” (Mendim e Veprim )Kjo ideologji nuk mbeti e izoluar në disa ndivid, por u përthith nga shumë lider të botës për të zgjidhur probleme kardinale. Për shqiptarët pati ndikim thelbësor sepse,principet bazë të kësaj filozofie ishin me organizue një shoqëri politike të re, të bashkuar, të lirë me të drejtat gjinore, indipendente, me sistem republikan. Duke qenë bashkohës i Marksit, Mazzini hodhi poshtë doktrinën marksiste të luftës së klasave, duke i dhënë përparësi bashkimit klasor në sistemin republikan. Ai thotë për Marksin se është sundimtari absolut i partisë, padyshim, ai bën gjithçka për vete, ai është i vetmi që jep urdhëra dhe nuk toleron asnjë kundërshtim. Ai e përshkruan Marksin me një shpirt destruktiv, zemra e të cilit është mbushur më shumë me urrejtje se sa me dashuri për njerëzit ( Mazzini dhe Marks : thoughts upon demokracy in Europe) Pikëpamjet e Mazzinit dhe pikëpamjet fetare janë të lidhura ngushtë në një besim të perbashkët: liri, barazi, unitet, demokraci, arsim të papolitizuar, ku bazën morale të një vendi e përbën fryma patriotike kombëtare. Shprehja profetike e Mazzini-t : “Patriotizmi si një detyrë dhe dashuria për Atdhe si një mision hyjnor ” i jep prioritet bashkimit nacional ku Zoti i ka përcaktue kufijtë natyral të një kombi.”God has marked the natural borders of the natioi.Por si nacionalist republikan ishte një kampion i drejtimit intelektual të lëvizjes “Risorgimento” për bashkimin e Italisë dhe që e shikon hartën politike të Europës mbi bazën e dy principeve: Demokraci dhe Vetëvendosje, sipas nacionaliteteve. Sot, harta e Bashkimit Europian dhe lidhja e kombeve janë ideuar nga Mazzini, si një vazhdim logjik i bashkimit italian, të realizuar jo vetem nga idetë, por edhe nga aksionet me Garibaldin në krye. Me këte dakortësi Wilson shprehet për vazhdimësi:”Fjalët e profetit dhe liderit tuaj shpresoj të mbillen thellë në zemrat e bashkatdhetarëve te mi.” Idetë progresive që gjenerojnë ide të reja janë të pavdekshme. Një krenari shqiptare, Elena Gjika, gruaja më e ditur e kohëve moderne, kishte ide të përbashkëta me Mazzinin. Ajo ishte vlerësuar nga Mazzini dhe Garibaldi, sepse kishte mbështetur gjithmonë vlerën e demokracisë në mbrojtje të të shtypurve,të lirisë së popujve të Ballkanit, për të hedhur bazat për ndërtimin e një EUROPE TË POPUJVE, e cila të tejkalonte Europën e shteteve. Ajo, do të tregonte historinë e Shqipërisë nga pushtimet e huaja, sulltanët, serbët dhe do të ngrinte çështjen e Çamërisë …… “Me që bashkatdhetarët e Skenderbeut, janë pellazg, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur Pellazge i është dashur të mbrojë vendin e të parëve të saj, jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllav. Serb Dushani i ka rrëmbyer Shqipërisë më shumë krahina se padishahu i Stambollit .”Elena Gjika,si mazzinianët, edhe ajo na këshillon, të nxjerrim mësime nga historia që të kemi një Rilindje kulturore, letrare, politike mbi bazën e unitetit intelektual, shkencor e moral, dhe duke ngritur lart emancipimin e femrës “.Detyra më e ngutshme është përhapja e arsimit në gjuhën shqipe për të realizuar Bashkimin Kombëtar. Shkodrani i përmendur, Pashko Vasa,veprimtar i Rilindjes Kombëtare,i frymëzuar nga atdhetarët e shquar italianë,Mazzini dhe Garibaldi mori pjesë përkrah popullsisë kryengritëse, si revolucionar i Risorgimentos, në Mestre të Italisë, e rrethuar nga austriakët 1847.Por ajo që e bashkon në ide si mazzinian, është apeli i Pashko Vasës:” Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria “, e cila shkonte në të njëjtën linjë me ate që propagandonte Giuzzepe Mazzini. Këto ide ishin të rëndësishme në aspektin religjioz, sepse Shqipëria me tri fe të ndryshme e kishte të vështirë të zgjohej me një fe të përbashkët , por per fat të mirë e përballoi me krenari, pa asnjë kundërshtim duke i dhënë prioritet SHQIPTARISË dhe duke mbetur edhe sot modeli më i mirë i tolerancës fetare. Ishte Shkodra e para, me këte ndikim,që në vitin 1905, ku u dukën disa organizime, si “komuna sociale.”Këte ndikim e dëshmon Nikollë Ivanaj në gazetën e tij “Shpresa e Shqypnisë “të cilën e botonte në Raguzë,në një artikull të Nëntorit 1905 ,nr.41. Ai në atë kohë bënte pjesë në organizatën ilegale mazziniane në Itali. Ky ndikim u pasua edhe nga vëllezërit Ivanaj, Martin e Mirash, të cilët i shpalosen idetë mazziniane që në numrin e parë të gazetës “Republika ” me 24 tetor 1923 në Shkodër. Ishte hera e parë që në Shqipëri dëgjohej termi Republikë e cila shënonte fillimin e një lëvizje që rridhte nga idetë demokratike për një trajtë rregjimi jo vetëm të një ose disa njerëzve, por të të gjithë klasave që përbëjnë një shtet,me divizën të huazuar nga Mazzini. Republikë,sipas Ivanajve, do të thoshte :”kombëtari e papersonalizuar në një njeri, do të thoshte atdhedashuri jo e personalizuar në një sekt, apo në një krahinë,do të thoshte atdhedashuri që nuk përulet përpara armikut, atdhedashuri që nuk shitet , atdhedashuri, ku mësohet si mund të luftohet për liri, atdhedashuri që kërkon të vdesësh për atdhe në fushën e betejës”

Janë pafund mendimet pozitive të njerëzve të dijës dhe të aksionit, atëherë edhe sot. Ata duhet të njihen nga brezi i ri, sepse janë nxitje për veprim .Njerëzit e urtë të Shqipërisë dhe miqtë e saj, duhet të japin kontributin e tyre më të fuqishëm, për të bashkuar popujt e Ballkanit me familjen e vet, ku të gëzojnë së bashku, kufijtë e tyre natyral që të mos përmendet më “Ballkani Fuçi Baroti”. Le të jetë shembulli i Presidentit Wilson, udhërrëfyesi i tyre si dhe thënia profetike e Mazzinit: “Patriotizmi si një detyrë dhe dashuria për Atdhe si një mision Hyjnor

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 11:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!