Telegram i parë për kryengritjen e Postribës

Premte, 07 September 2018 11:34
Njoftimi i parë për kryengritjen e Postribës Njoftimi i parë për kryengritjen e Postribës

Nga Kastriot Dervishi

Kryengritja e Postribës është njëra nga ngjarjet më të lavdishme të pasluftës, e cila tregoi se pushteti komunist meritonte të përmbysej me të njëjtën rrugë sikurse erdhi në pushtet. Më 8 shtator 1946, rreth 450 antikomunistë të armatosur filluan lëvizjen drejt Shkodrës në tre drejtime. Duke u zbardhur dita e 9 shtatorit 1946, 250 prej tyre u grumbulluan në fushën e Shtojit dhe 200 të tjerë në Renc. Sulmi filloi nga verilindja dhe nga juglindja e Shkodrës. Beteja kryesore u zhvillua te kazermat e qytetit. Nga ballafaqimi ushtarak u vra një drejtues komunist dhe u plagos një tjetër. Forcat antikomuniste nuk mundën të hyjnë në qytet. Të dhënat komuniste, të paverifikuara me burim të dytë, bëjnë fjalë se në këtë sulm u vranë 33 antikomuniste dhe u arrestuan rreth 270 të tjerë. Një javë më vonë u zbulua në rrugë operative shtëpia e Rifat Bushatit, vendi ku strehohej antikomunisti i spikatur Jup Kazazi, figurë qendrore e kryengritjes. I gjendur i rrethuar më 15 shtator 1946, Jup Kazazi për të mos rënë në dorë të trupave komuniste vret veten. Duke e pasur traditë cenimin e kufomës, komunistët e nxorën trupin e Jup Kazazit dhe e shëtitën duke u tallur nëpër rrugët e Shkodrës. Natyrisht mashtruan duke thënë se e kishin vrarë ata Jap Kazazin. Nuk mjaftoi kjo tragjedi për familjen Kazazi, por po në këtë kohë u vra edhe vëllai i tij Seit Kazazi. Disa procese penale në Tiranë dhe Shkodër, çuan në plumb drejtues të kësaj kryengritje. Dënime të tjera të rënda u dhanë nga gjykata.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!