Njoftimet e sekretarit politik të Shkodrës për kryengritjen e Postribës

Premte, 07 September 2018 11:47

Nga Kastriot Dervishi

Pasi kryengritja u shtyp, vihet re se regjimi e shfrytëzoi si ngjarje, në mënyrë që të përfshinte në të sa më shumë elementë antikomunistë, pavarësisht se ata nuk kishin lidhje me ngjarjen. Janë implikuar kësisoj në shumë procese, Riza Dani dhe Cin Serreqi. Pavarësisht ekzekutimit të tyre, nuk rezultojnë të jenë organizatorë të kryengritjes. Riza Dani e ka mohuar tërësisht, ndërsa Serreqi e ka “pranuar” në kushtet e torturës së rëndë. Në lidhje me këtë kryengritje, ka dhënë disa informacioni sekretari politik i Prefekturës së Shkodrës, Spiro Pano. Po përmbledhin dy prej tyre.

Në njoftimin nr.3 datës 3.10.1946 shkruan ndër të tjera për organizatorët e kryengritjes:

1-Reaksioni dhe ne. Nga procesi që zhvillohet sot, del se reaksioni ishte përpjekur për një organizim të mirë dhe për një veprim më të gjerë se ai i 9 shtatorit. Si duket, ilegalët, në kombinim me miqtë e tyre nëpër qendra, mateshin të bënin aksione të kombinuara në Shkodër, Lezhë, Koplik, Shën Pal pas 15 shtatorit duke vazhduar njëkohësisht veprimtarinë e tyre në Dukagjin. mobilizimi shpejtoi veprimin e Postribës dhe masat e marra nga ne pas këtij veprimi, i çrregulloi planet e tyre. Tashti del se reaksioni (koka e të cilit është kleri dhe prapa tij Inteligent Servis-i), ka marrë lidhje me elementin pari të së shkruarës, me njerëz me influencë, të prekur nga reformat, pronarë, bajraktarë, kapadaitë, ish oficerë të Zogut, etj, dhe nëpërmjet këtyre është përpjekur të ngrejë fshatarët e mesëm e të varfër akoma kundër nesh duke hedhur parulla se situata po përmbyset, ky pushtet i ka ditët e shkurtra, anglezët po zbarkojnë, grekët sulmuan jugun, etj. Ky element mundi t’i gënjejë fshatarët e Postribës e të Gurit të Zi e t’i hedhë kundër nesh. Përveç kësaj demagogjie, reaksioni ka përfituar dhe nga influenca që ushtrojnë Kazazët me shokë në fshatrat e Shkodrës, po ashtu edhe nga mungesa e një pune serioze tonën në këto fshatra.

Në njoftimin nr.10/14, datë 2.11.1946, Spiro Pano informon Komitetin Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare:

1-Procesi i ngjarjeve pas Postribës, shfrytëzimi dhe detyrat tona. Ndërsa përpara ngjarjes së shtypshkronjës vërehej një aktivitet i gjerë i reaksionit (aktivitet ilegalësh në Pukë e Dukagjin, Malësi të Lezhës e Koplik-Kelmend, aktivitet klerikësh e bajraktarësh duke hedhur parulla të ndryshme, aktivitet kapadaish dhe intelektualësh në qytet), sot vërehet një mpirje e tërheqje e tij. Armiqtë u goditën rëndë nga operacioni në Dukagjin, mbi 60 u dorëzuan. Mbeten akoma disa krerë si Nik Sokoli, Gjergj Vata e bajraktari i Shoshit që janë udhëheqësit, por për këta paraqitet i zorshëm dorëzimi. Më tepër paraqitet i lehtë izolimi i tyre dhe likuidimi më vonë me anë goditjesh. Ata të Postribës u likuiduan si të thjeshtët, si udhëheqësit (Murat Haxhia, Osman Haxhija, etj) dhe sot atje mbretëron paniku në lidhje me forcën dhe goditjen tonë...Në qendër me vrasjen e Jupit e të Seitit, me vrasjen e njërit dhe kapjen e tjetrit nga vëllezërit Hardolli, me dorëzimin e disa të tjerëve (Shefqet Muka, Xhemal Naipi, Musa Gjylbegu, etj), me arrestimin e një pjese të mirë të atyre të implikuar në këtë proces (Dom Nikoll Doda-prifti i Jubanit, Muzafer Pipa, Paulian Pali, Pjetër Pali, Guljem Suma, etj) vazhdon tani një pastrim i mirë i gjithë atyre që kanë lëvizur dhe kanë punuar kundra, përpara ngjarjes së 9 shtatorit. Janë bërë në qark, mbi 270 arrestime, por këto arrestime janë me vend (vetëm fare pak mund të jenë pak fajtorë) dhe kjo tregon se Mbrojtja ka ditur të godasë drejt e organizata ka mundur të informojë gjer diku mirë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

Politikë

Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Shtetit të Katarit në vendin tonë, zotit Ali bin Hamad Al-Marri. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, si...

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Aktualitet

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësor i cili ka...

Ka qenë mësuese, këtë detaj nuk e dinim për këngëtaren e njohur shqiptare

Show-biz

Ka qenë mësuese, këtë detaj nuk e dinim për këngëtaren e njohur shqiptare

Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv...