Pa profesor Namik Resulin, nuk ka letërsi shqipe

Premte, 07 September 2018 13:14
PROF.NAMIK RESULI (1908 – 1985) PROF.NAMIK RESULI (1908 – 1985)

Nga Fritz RADOVANI

PENA E ARIT E BERATIT...

Ky asht pena e artë e unitetit mendimit letrar, artistik e Atdhetar të Popullit Shqiptar. Prof. Namik RESULI asht dijetar i pakufi në fushat e zhvillimit kulturor të popujve.
Asht krejt i veçantë per mendimet e sakta në vlersimet letrare të vepres së shkrimtarit. Asht jo vetem njohës i kulturës Europjane Perëndimore, po edhe zbatues i perpiktë i
rregullave të saja historike, letrare, shkencore dhe filozofike të kohës moderne. E njoha në 1957 prej një Antologjisë “Rreze Drite” që më dha me e studjue Prof. Gasper Ugashi.
Asht le në Berat me 10 Shtator 1908. Studimet i ka perfundue në Torino t’ Italisë, me një nga profesorat e njohun atje si linguist, Prof. Matteo Bartoli. Në vitet 1930 asht kthye në
Shqipni dhe, ka punue profesor në Normalen e Elbasanit. Ishte edhe në Shkoder dhe së fundi në Tiranë. Në 1939 asht profesor i Gjuhës Shqipe në Romë. Vjen në Shqipni në
vitet 1940 – 44 dhe asht antar i “Institutit Studimve Shqiptare” në Tiranë. Në 1941 asht bashkautor i dy vllimeve të Antologjisë së Shkrimtarve Shqiptar. Mendimet kritike e
shkencore që jep per Shkrimtarët e Veriut dhe, vlerësimi që i ban “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës, e vendosë në grupin e Shkrimtarëve të “perjashtuem” të Veriut, nga
“Akademia e shkencave të RPSSh”, e formueme nga sllavokomunistët antishqiptar mbas vitit 1944. Prof. Namik Resuli largohet nga Shqipnia perfundimisht me pushtimin e vitit
1944. Në Itali i kushtohet qendrave të studimeve Shqiptare e, në 1954 boton në Torino revisten “Shpirti Shqiptar”. Një titull që i pershtatej para gjithkujt tjeter vet Autorit të saj.
Nga 1955 – 1971 asht Profesor në “Institutin Oriental” të Napolit, ku vazhdon me ngulm punen shkencore per Gjuhen Shqipe dhe gramatiken e saj. Ribotoi të perfunduem me
sukses “Mesharin” e Buzukut, që mbetet nder monumentet shkencore të Gjuhes Shqipe.
Prof. Namik Resuli me të vertetë e mbylli jeten me 12 Shtator 1985 në Torino...Po, Ai asht një shkamb që nuk lejon nder shekuj me ra një gur nga Keshtjella e Beratit !
E Pena e artë e Namik Resulit, i jep shkelqim edhe ma shumë gurve t’ Asaj Kështjelle! Per Prof. Namik Resulin brezat e ardhshme nuk do të thonë kurr ishte.., po, AI ASHT !

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Show-biz

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shquhet për aksesorët e saj të shtrenjtë. Këtë herë e shohim me një palë vath mjaft të bukur në formë pistoletë të Saint Laurent. Shifra...

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Lifestyle

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet. Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni...

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Aktualitet

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë. Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar...