1985/Spiunët në Tiranë dhe shpenzimet e fshehta

E mërkurë, 12 September 2018 18:30
Një punëtore operative ilegale Një punëtore operative ilegale

Nga Kastriot Dervishi

Bashkëpunëtori i organeve të Sigurimit të Shtetit konsideroj “vullnetar” i përkushtuar në një “detyrë patriotike”. Rrjeti sekret përbëhej nga 4 kategori: rezidentët, agjentët, informatorët dhe strehuesit. Pjesën më të madhe të këtij rrjeti e zinin informatorët, të cilët ishin të ndarë në dy nënkategori: të rekrutuar mbi baza patriotike (komunistë ose të besuar) ose me material shtrëngues (kryesisht kategori e përndjekur). Përgjithësisht, rezidentët dhe strehuesit ishin komunistë ose njerëz të të pushtetit. Agjentët bëheshin të tillë pasi kishin dhënë më parë prova si informatorë. Për arsye të panjohura, shqiptarët janë injektuar prej vitesh me iluzione sikur aktiviteti i fshehtë për Sigurimin paguhej apo ishte krijuar sistemi i pagave për “1.200”-at. Siç do shihet edhe më poshtë, shuma e harxhuar në raste të veçanta për shpërblime bashkëpunëtorësh, është tejet e vogël.

Rrjeti sekret i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës (Rrethi i Tiranës) në vitin 1985 përbëhej nga 1.135 persona, të ndarë si vijon:

-85 rezidentë

-150 agjentë

-718 informatorë (me material shtrëngues)

-182 strehues

Shpenzimet e fshehta për vitin 1985 ishin gjithsej 28.081 lekë të ndarë në këtë mënyrë:

-16.603 për veprime sekrete

-7.000 për rrogat e punonjësve ilegalë

-4.400 për shpërblime bashkëpunëtorësh

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 18:39

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!