Shqepen me mish qengji, i këndojnë komandantit të tallonit

Diel, 16 September 2018 18:26
Një foto nga koha e "komandantit", kur njerëzit ishin të hollë nga mosushqyerja Një foto nga koha e "komandantit", kur njerëzit ishin të hollë nga mosushqyerja

Nga Kastriot Dervishi

Para pak orësh qarkulloi në rrjete sociale një filmim ku shihet këngëtari i njohur i grupit polifonik të Bençës dhe kryetar i Bashkisë së Tepelenës duke kënduar gjithë emocion e mall për komandantin (Enver Hoxhën) e kohën e tij. Tërmet Peçi i bashkisë i përhumbur nën avujt e rakisë mbante mikrofonin dhe shoqëronte me iso këngëtarin, i cili edhe ai i përhumbur nga rakia ishte ndezur edhe më shumë për “komandantin legjendar”. Të tjerët e asaj tavoline mishngrënie, një pjesë barkvarur e gushënxjerrë nga shëndeti, pasi kishin lëpirë edhe kockat e fundit i mbanin iso këngëtarit dhe Tërmetit nën emocionin e madh të përkujtimit të emrit të komandantit.

Të gjithë këta ishin mbledhur në një drekë të cilën në kohën e komandantit e kishte për privilegj vetëm byroja e madhe e partisë. Këngëtari i grupit është i njohur prej vitesh. Në repertorin e tij ka plot këngë për partinë, revolucionin, aksionet, etj. Fytyra e tij, dukshëm e paushqyer, është skalitur si monument i rrallë e i çmuar në filmimet e kohës. Këta, sot duan të ushqehen e të vishen si në kapitalizëm, por kujtimin duan ta kenë në enverizëm. Komandanti i tyre terrorist ishte simbolit i krimit dhe gazepit, i triskave e ballonëve, shkaktar i vuajtjes dhe fukarallëkut.

Rasti i Tërmet Peçit ishin vetëm një shembull ilustrues nga e keqja që i ka hyrë thellë Shqipërisë nga enverizmi. Kjo kategori me probleme të rënda përbëhet nga dy grupe shoqërore: pasardhësit e persekutorēve dhe injorantët. Të parët krenohen me krimet e baballarëve dhe as hanë pyka çfarëdo që t’u thuash. Të dytët janë produkt i verbërisë së vet dhe propagandës që realizoi “njeriu i ri” i komunizmit. Enveristët janë pengesë e madhe në zhvillimin normal të shoqërisë shqiptare. Të duash e të kesh idhull një terrorist, do të thotë se je rrezik potencial për gjithë shoqërinë ku bën pjesë. Një pjesë jo e vogël e deputetëve apo kryetarëve të bashkive janë enveristë të hapur apo të fshehur. Por si Tërmeti ashtu edhe barkvarururit e tjerë të drekës i kanë tradhtuar me kohë idealet e komandantit të tyre, mbajnë vetëm emrin e tij. Tërmeti, ashtu edhe këngëtari, kanë hyrë në rrugën e “degjenerimit kapitalist”. Ata kanë pasur mundësi t’i mbajnë gjallë idealet duke filluar nga vetja. Nuk kanë ngritur asnjë kooperativë bujqësore në rrethin e tyre, modelin ekonomik më të njohur të socializmit. Pastaj duhet të hanë vetëm bar për të mos shkelur idealet, të pinë kafe elbi, të hanë jo më shumë se 2 kg mish pule ose viçi në muaj, 2.5 kg djathë në muaj, etj. Po ashtu ata  vishen me “firmato”, duke përbuzur dokun kinez. Për çfarë e duan komandantin këta kur i kanë shkelur me të dyja këmbët porositë e tij? hanë si kapitalistë, por mendjen e kanë të ndryshkur i enveristë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sulm me bombë në Afganistan, 11 të vdekur

Globi

Sulm me bombë në Afganistan, 11 të vdekur

Të paktën 11 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në skaj të rrugës në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit. Zëdhënësi i prefekturës së...

Ky president amerikan i dhuroi të gjitha pagat për bamirësi

Globi

Ky president amerikan i dhuroi të gjitha pagat për bamirësi

Gjatë kohës së tij si kongresmen, dhe më vonë presidenti i SHBA-së, Xhon F.Kenedi, i dhuroi të gjitha pagat e tij për bamirësi. Në vitin 1859, kolonisti anglez Tomas Ostin lëshoi...

Shehu: Bën kolaps PPP abuzive e sterilizimit dhe e materialeve të konsumit

Politikë

Shehu: Bën kolaps PPP abuzive e sterilizimit dhe e materialeve të konsumit

Tritan Shehu  Kryeminstri dje ne spitalin e Fierit, nuk tha asgje per faktin qe PPP e sterilizimit dhe e materialeve konsumit po ben kolaps. Ai me syzat e tij 3...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!