Pa proces e pa mëshirë - 75 vjet nga masakra e Kefalonisë ku u ekzekutuan 5.200 ushtarë grekë

Premte, 21 September 2018 09:16

Më 21 Shtator 1943 Wehrmacht-i, ushtria gjermane kreu një nga masakrat më të mëdha në Europën jugore. Në ishullin grek Kefalonia u ekzekutuan 5.200 ushtarë grekë. Ishte pika e kthesës në marrëdhëniet italiano-greke.

Ishulli grek Kefalonia në Detin Jon konsiderohet një parajsë pushimesh. Brigjet e mrekullueshëm e ujërat e bruztë tërheqin çdo vit dhjetëra mijëra turistë. Arkitektura e këtij qyteti të kujton se epokën e Venedikut nga shekulli i 13 -të deri në atë të 18-të. Deri më sot ishulli është një përzierje e kulturës greke dhe italiane i lidhur edhe përmes një traume. Larg bregut, në një kodrinë në afërsi të Argostolit gjendet monumenti përkujtimor i njërit prej episodeve më të përgjakshme të historisë së ishullit. Në vitin 1943 ushtria gjermane, Wehrmacht-i vrau pas prishjes së aleancës mes Gjermanisë hitleriane dhe Italisë 5.200 ushtarë të divizionit "Acqui". Masakra e Kefalonisë konsiderohet si një nga krimet më të mëdha të ushtrisë gjermanë në Europën jugore.
Clotilde Perrota presidente e "Mediterraneo", një shoqate kulturore italiano-greke në Kefalonia thotë se fillimisht organizata organizonte koncerte e ekspozita. Por pastaj filluam të drejtojmë fokusin tek historia. "Ndërkohë kemi ngritur një muzeum të vogël. Rregullisht vijnë vizitorë për ta parë. Në vitin 2003 kishim një konferencë me pjesëmarrës dhe studiues nga Greqia, Italia dhe Gjermania", thotë Perrotta.
Rezistencë kundër Musolinit
Pas pushtimit të Greqisë në vitin 1941 nga Italia fashiste dhe pastaj nga ushtria gjermane, Kefalonia dhe disa ishuj të Detit Jon ndodheshin nën administratën ushtarake italiane. Më 8 shtator 1943 u bë e ditur se Italia kapitulloi para fuqive aleate, duke u prishur kështu aleanca mes Hitlerit dhe Musolinit. Trupat gjermane që ndodheshin në Kefaloni u përforcuan dhe filluan marrjen e kontrollit mbi ishullin. Komandanti italian Antonio Gandin, një adhurues i flaktë i Hitlerit nuk e pa të udhës të kapitullojë, por iu bashkua trupave gjermane.
Gandini i la trupat e tij të vendosin me referendum. Por rezultati ishte negativ, ushtarët italianë ishin kundër bashkëluftimit me gjermanët, gjë që çoi në shkëmbime të ashpra zjarri me ushtrinë gjermane. Në këto luftime u vranë 1300 ushtarë italianë dhe 40 gjermanë. Nga 21 Shtatori, ushtria gjermane filloi të ekzekutojë pa proces dhe pa mëshirë drejtpërdrejt italianët që kishin filluar të dorëzoheshin. Në këtë mënyrë deri më 24 Shtator 1943 u vranë 5200 ushtarë italianë. Sipas Perrotas, vrasja e ushtarëve shënon një pikë kthese në ishullin gjerman. "Për ne rezistenca kundër Musolinit filloi nga krahu i ushtrisë."
Edhe për banorët grekë të ishullit kapitullimi i Italisë dhe masakra që pasoi sollën përkeqësim. Nëse vitet e pushtimit nga Italia kaluan relativisht ne paqe, me ardhjen e gjermanëve situata ndryshoi. "Kur njerëzit panë se me sa gjakftohtësi gjermanët i vranë italianët u shokuan", shpjegon Perrota. Grekët filluan të fshihnin italianët për t'i shpëtuar nga vdekja. Armiqtë e dikurshëm u bënë miq. Deri më sot marrëdhënia mes grekëve dhe italianëve paraqitet më e komplikuar, se ajo mes grekëve dhe gjermanëve.
E censuruar për turistët gjermanë
Përkthyesja Doris Wille jetoi për rreth 30 vjet në Kefalonia. Prej vitesh masakra e gjermanëve e shoqëron atë në punën e saj si përkthyese. Ndërkohë që ajo rastësisht e zbuloi masakrën në fund të viteve 90-të. "Atëherë kisha përkthyer një guidë turistike për ishullin, dhe pashë se në botimin në italisht kishte një kapitull që mungonte në variantin në gjermanisht. Kur pyeta, autorja greke më tha, se turistëve gjermanë nuk mund t'ua rrëfeje një gjë të tillë. Prandaj ajo e kishte lënë mënjanë."
Prej kësaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra. Edhe filmi i njohur "Mandolina e Correlit" rrëfen për këtë kohë pushtimi dhe masakrën. Mes  atyre që luajtën si figurantë në film kishte njerëz që e përjetuan atë kohë. Kjo kohë i ka afruar grekët dhe italianët. "Njoh një dëshmitar të kohës, që deri më sot vizitohet nga fëmijët e një të mbijetuari.", thotë Wille.
Ajo që harrohet në këtë histori është se edhe vuajtja e popullit grek ishte shumë e madhe. Ka pasur shumë vuajtje edhe mes grekëve, thotë përkthyesja. "Në 12 muajt e pushtimit gjerman u dogjën fshatra dhe u ekzekutuan njerëz." Vitet e fundit janë shtuar publikimet mbi këtë pjesë të historisë së ishullit. Por në Gjermani masakra e Kefalonisë ende nuk njihet sa duhet.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!