1980/Diskutimi i Enver Hoxhës për shtimin e qerreve

Tuesday, 02 October 2018 19:34

Nga Kastriot Dervishi

Qerrja është një mjet i vjetër transporti që përdoret në bujqësinë primitive. Për të mbajtur qerret duhet të kesh patjetër qe (dema të lodhur në prag të fundit të jetës). Në vitin 1980 Shqipëria kishte 17 mijë qerre. Pretendohej që ky numër të shkonte në 30 mijë, por në plan ishte që shifra të shkonte në 45 mijë. Mbledhja e Byrosë Politike e datës 25.2.1980, diskutim për projektplanin për zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit për vitet 1985-1989. Shihni si diskuton i gjithëdituri mbi problemin e qerreve. Pavarësisht se Shqipëria prodhoi traktorin e viteve ’30, me kosto të llahtarshme financiare, dashuria për qerret në bujqësi nuk harrohej kollaj. Një debat zhvillohet midis të gjithëditurit dhe ministres së Bujqësisë Themie Thomai. Në vargun e veprave që ka lënë Enver Hoxha për naftën, bujqësinë, industrinë, kulturën, shkollën, etj, është harruar një vepër për qerret.

 

Ekstrakt nga biseda

Shoku Enver Hoxha: Mirë, tjetër kush ka për të folur?

Shoqja Themie Thomai: Pyetja e parë është për plotësimin e nevojave me qerre për transport, sa është numri i tyre tani dhe sa do të vejë. Në raport thuhet se do të vejë 30 mijë, kurse sot kemi 17 mijë. Ne e kemi bërë studimin në bashkëpunim dhe me shokët e Komisionit të Planit të Shtetit dhe për prodhimin e tyre, do të parashihet edhe baza e nevojshme materiale.

Shoku Enver Hoxha: Sa krerë që keni?

Shoqja Themie Thomai: Kemi 90 mijë krerë.

Shoku Enver Hoxha: Si do të arrijmë në 30 mijë qerre, me se do t’i tërheqim këto?

Shoqja Themie Thomai: Si plan kemi 45 mijë qerre.

Shoku Enver Hoxha: Qerret do t’i tërheqin qetë, se po nuk patëm qe, nuk kemi se si t’i tërheqim qerret!

Shoqja Themie Thomai: Nga 17 mijë qerre që kemi sot, numri i tyre do të rritet në 30 mijë.

Shoku Enver Hoxha: Kjo duhet të kombinohet me numrin e qeve.

Shoqja Themie Thomai: Qetë i përdorim dhe në procese pune të tjera p.sh. në kultivimin.

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 19:41

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Politikë

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e...

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Aktualitet

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Mbi 100 ton me mbetje urbane shkarkohen në një ditë në fushën e plehrave të Fierit në lagjen Sheq.Banesat me malin e mbetjeve janë shumë pranë. Kjo fushë nuk është...

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Politikë

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se Rama do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, në mënyrë që të gjitha paratë e shqiptarëve t’ia marrë BastArena, kompania sportive...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!