Osman Kazazi, 3 dënime dhe 33 vjet e gjysmë burgim

Hënë, 08 October 2018 18:10

Nga Kastriot Dervishi

Njëri prej qëndrestarëve më të njohur gjatë regjimit komunist, shembull i gjallë i moralit dhe atdhedashurisë, Osman Kazazi (1917-1999) bëri plot 33 vjet, 6 muaj e 4 ditë. Nuk mundën ta njollosin e ta përkulin. Jeta e tij është një prej historive më interesante e nisur plot ëndrra dhe e vijuar gjithë peripeci. I ndjeri mbaroi në vitin 1940 gjimnazin e Shkodrës. Për 3 vjet, në vitet 1940-1943 u ndoqi studimet universitare në Itali për farmaceutikë. Në vitin 1942 u bë anëtar i Ballit Kombëtar prej Halim Begesë. Në qershor 1943, pa e mbaruar universitetin, u kthye në Shqipëri për të kontribuar në lëvizjen antifashiste. Pas 11 muajsh aktivitet politik, kryesisht propagandistik, ishte tërhequr nga Balli Kombëtar në qershor 1944. Pavarësisht kësaj, u trajtua si “kriminel lufte”, pa iu vërtetuar asnjë akuzë.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1944-1959, 14 vjet, 3 muaj, 21 ditë;

1966-1986, 19 vjet, 2 muaj, 13 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 28 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 69 vjeç

Dënimi i parë

U arrestua pikërisht më 14.11.1944, tre ditë përpara se zyrtarisht komunistët të merrnin pushtetin në Tiranë. Asokohe, gjuetia njerëzore e inatçore ishte shumë e përhapur. Njerëzit e shkolluar dhe jo anëtarë të Partisë Komuniste shiheshin si armiq. Kazazi u gjykua për shkak si anëtar i thjeshtë i një organizate, pavarësisht se kjo ishte veçse një vit nga 5 vjet që kishte zgjatur lufta. Gjatë procesit hetimor dhe atij gjyqësor, ai mohonte të kishte qenë anëtar i qarkorit të Ballit Kombëtar apo të kishte drejtuar njësi ushtarake. Deklaronte se kish qenë veçse anëtar i thjeshtë që merrej me shpërndarjen e trakteve. “Kurrë nuk kam spiunuar dhe arrestuar njeri”-deklaronte përpara gjykatës. Po ashtu mohonte të kishte dijeni apo pjesëmarrje për vrasjet e masakrës së 4 shkurtit 1944. Në gjyq u paraqitën 4 dëshmitarë pro Osmanin dhe 2 kundër tij. Përveç mungesës së provave, kundër dënimit ishin edhe banorët e lagjes “Ali bej”, të cilët deklaruan se Osmani ishte ndër “djemtë më të ndershëm të lagjes” dhe kurdoherë i kishte ndihmuar. Megjithatë dënimi ishte paracaktuar. Nuk kishin rëndësi provat. Çështja e tij u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani me prokuror major Gjon Banushin. Gjykata me vendimin nr.138, datë 12.5.1945 në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë . U lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë u internua për 5 vjet në Shtyllas të Fierit me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve “për rrezikshmëri shoqërore” .

Dënimi i dytë dhe i tretë

Pas mbarimit të internimit, Osman Kazazi u arrestua përsëri më 31.10.1966 i akuzuar për agjitacion e propagandë. Këtë kohë ishte punëtor në NBSH  “Gjergj Dimitrov” në Tiranë. Më pak se dy javë pas arrestimit, sëmuret rëndë e shtrohet në spital nga një ftohje e rëndë. Këtë herë do të burgosej me akuza që vinin nga koha e internimit. Nisur nga koha, 2 vjet pas lirimit, do të thotë se burgosja ka qenë krejt e papërligjur. U përdorën 6 dëshmitarë, por të gjithë rezultuan të rremë. Osman Kazazi nuk pranoi asnjë dëshmi të tyre. Dëshmitarët kanë nënshkruar akte sipas së cilave në Itali jetohej mirë, nuk duhej të ishte kthyer, se dëgjonte “Zërin e Amerikës”, për Zogun, etj. Hetuesi Iljaz Haxhiaj zhvilloi hetimin ndaj tij. Osman Kazazi deklaroi se nuk pranonte të kishte zhvilluar biseda kundër pushtetit, madje nuk shoqërohej me njeri. Të njëjtin qëndrim mbajti në procesin e ballafaqimit me dëshmitarët. Përfundimisht, Osman Kazazi u gjykua nga Gjykata e Qarkut Tiranë. Duke e deklaruar fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, gjykata me vendimin nr.14, datë 11.3.1973 e dënoi me 10 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967 të Gjykatës së Lartë. U ridënua sërish gjatë burgimit. Përfundimisht doli nga burgu më 13.1.1986.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Letra dhe fjalët e princ Vidit para se të largohej nga Shqipëria

Aktualitet

Letra dhe fjalët e princ Vidit para se të largohej nga Shqipëria

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2018 “Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në faqen n°, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit...

Vetëhelmoet me detergjent 34-vjeçarja në Lezhë

Aktualitet

Vetëhelmoet me detergjent 34-vjeçarja në Lezhë

Një 34-vjeçare në Lezhë, ka konsumuar detergjent, si zgjedhje për ti dhënë fund jetës së saj. Sipas Policisë Vendore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ku në kushtet...

Skandal, ja kush i furnizon kopshtet dhe çerdhet

Aktualitet

Skandal, ja kush i furnizon kopshtet dhe çerdhet

Këto janë ambientet e një biznesi i cili ka fituar tenderin për të bërë furnizimin me ushqime të disa institucioneve shtetërore.Shtëpia e Foshnjës dhe ajo e pushimit në Durrës, disa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!