1953/Arratisje nga kampi i internimit

Hënë, 05 November 2018 18:18
Faksimilja e dënimit të parë të vitit 1953 dhe Musa Sina gjatë burgosjes së dytë, nisur në vitin 1980 Faksimilja e dënimit të parë të vitit 1953 dhe Musa Sina gjatë burgosjes së dytë, nisur në vitin 1980

Nga Kastriot Dervishi

Musa Beqir Sina lindur në Rrethkala të Dibrës në vitin 1932, ishte internuar për shkak të arratisjes së dy vëllezërve të tij qysh në vitin 1945, fillimisht në Berat, Tepelenë e në fund në Kamëz. Me baba të vrarë nga komunistët, ai u internuar në moshën 13 vjeçare. Në vitin 1953, ndodhej i internuar në Kampin nr.3 (tela me gjemba) të fabrikës së tullave në Kamëz. Kampi grumbullonte gjithë të internuarit e aftë që mund të punonin, pasi kampi tjetër ai nr.4 i Tepelenës, duke mos qenë kamp i punës së detyruar, nuk kishte objekt pune. Ndër të tjera, nga procesi i dënimit të tij, marrim edhe një informacion plus mbi numrat e kampeve të internimit tela me gjemba, për të cilat ka ndonjë lapsus te një shkresë e mbylljes së tyre. Dy muaj e ca para se të mbyllen kampet tela me gjemba, më 24.8.1953 Musa Sina u orvat të arratisej. Ndalohet nga policia pa mundur të largohet shumë nga kampi. Megjithëkëtë, ndonëse se u kap në zonë kufitare, regjimi komuniste ishte i vendosur ta akuzonte për tradhti ndaj atdheut. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Me vendimin nr.202, datë 28.12.1953 gjykata e deklaroi fajtor në bazë të nenit 64 të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim e heqje të të drejtave civile. Për konfiskimin e pasurisë gjykata nuk vendosi pasi nuk dispononte inventar pronash. Në vendimin e gjykatës, te i cili dallohet karakteri klasor, ndër të tjera thuhet: “Arsyet që e shtynë në pandehurin të arratiset janë pse vjen nga një familje kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. Babai i tij ka qenë oficer i Zogut dhe komandant i xhandarëve ballistë gjatë luftës duke luftuar kundër partizanëve deri në çlirimin e Shqipërisë. Pas çlirimit, si kriminel lufte është vrarë nga forcat e ndjekjes në përpjekje. Dy vëllezërit i ka të arratisur në Jugosllavi, etj. Për këto arsye, i pandehuri që në vitin 1945 është internuar në kampe internimi. Si i tillë, ai nuk ka asgjë që ta lidhë me pushtetin demokratik popullor, prandaj vendosi të arratiset në Jugosllavi, duke kryer krimin e tradhtisë ndaj atdheut”. U lirua nga burgimi, si armik i rrezikshëm nga Burgu nr.321 i Burrelit më 19.8.1961. Pas lirimit, Musa Sina u internua. Duke qenë me banim në Savër të Lushnjës, ai u arrestua sërish më 27.10.1980. Me vendimin nr.25, datë 23.2.1981 Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor në bazë të nenin 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë dhe e dënoi me 10 vjet burgim. U lirua nga burgimi më 16.8.1989 duke vuajtur gjithsej 16 vjet, 9 muaj 15 ditë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!