Në kërkim të ungjijve të humbur. Librat e ndaluar të Gnostikëve

Premte, 20 Prill 2018 19:38

Të humbur në shkretëtirë për shekuj me radhë, tekste të lashta kanë zbuluar dimensione të reja për një histori të njohur: jetën dhe mësimet e Jezusit. Këto libra u shkruan nga gnostikët, një sekt i hershëm i krishtërimit, i hedhur poshtë si heretik nga kisha në shekujt e dytë dhe të tretë. Të denoncuara dhe tallura në atë kohë, këto vepra gnostike po ofrojnë tani, një pasqyrë intriguese të formimit të kishës së krishterë

Kjo shumëllojshmëri mendimesh u vendos përfundimisht në tri rryma kryesore. E para u formua kryesisht nga hebrenjtë, pasuesit e atyre ndjekësve të hershëm që kishin qenë më të afërt me Jezusin gjatë jetës së tij. Rryma e dytë u formua kryesisht nga ata që ishin konvertuar në besimin e krishterë nën ndikimin e Shën Palit.

Pasi i kishte persekutuar të krishterët, para konvertimit të tij dramatik rrugës për në Damask, Pali e çoi idenë e Jezusit si Mesia një hap më tej, duke pretenduar se ai nuk ishte vetëm përfaqësuesi i Perëndisë, por edhe djali i tij. Rryma e tretë e të krishterëve të hershëm, dukshëm më e vogël në numër, do të përfaqësonte një kërcënim për idetë e ortodoksisë së krishterë, që po fillonte të shfaqej nën Shën Palin. Ata ishin Gnostikët.

Diku në shekullin e katërt, 13 libra papirusi të lidhur, u vendosën në një kavanoz balte dhe u groposën në një vend të largët në Egjipt. Ato mbetën të fshehura për shekuj të tërë, deri në vitin 1945, kur egjiptianët vendas i zbuluan pranë qytetit Nag Hammadi.

Dokumentet ishin në gjuhën koptike, një gjuhë e vjetër egjiptiane, e shkruar duke përdorur alfabetin grek dhe datoninnë kohën e lindjes së krishtërimit. Analiza të mëtejshme zbuluan se biblioteka Nag Hammadi, siç u bë e njohur, përmbante gjithashtu një thesar të njohurive rreth një prej degëve të hershme të krishtërimit: Gnosticizmin.

Deri në shekullin e 19-të dhe 20-të, njohja e lëvizjes gnostike ishte shumë e kufizuar. Ndërsa besimi i hershëm i krishterë filloi të organizohej në shekujt pas vdekjes së Jezusit (rreth vitit 30), mësimet e sekteve disidentë …

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...