Francezi për Mbretëreshën Geraldinë : Ishte Trëndafili i Bardhë i Tiranës

E mërkurë, 25 Prill 2018 16:27

Ish-ministri francez  i Kulturës Frédéric Mitterrand ka paraqitur me nota pozitive Mbretëreshën Geraldinë., teksa sjell një dokumentar për të, të titulluar “Trëndafili i Bardhë i Tiranës”.

Ky dokumentar transmetohet në prag te 80-vjetorit të martesës së Mbretit Zog me Geraldinën, me 27 Prill.

Një artikull i gazetës franceze “Le Figaro”, botuar më 2 janar 2018, jep këtë vlerësim për dokumentarin:

Në dokumentarin e tij «Trëndafili i Tiranës», Frédéric Mitterrand tregon me gjallëri jo vetëm jetën e konteshës së re hungareze Géraldine Apponyi, e cila u martua me mbretin Zog më 27 Prill të vitit 1938, por edhe historinë e Shqipërisë.

BLAISE DE CHABALIER

Disa fate njerëzore tërësisht të vërtetë shkëlqejnë me histori krejtësisht romaneske. Rasti i konteshës hungareze Géraldine Apponyi e provon plotësisht. Frédéric Mitterrand, realizuesi i dokumentarit “Trëndafili i Tiranës”, i transmetuar të martën e 2 Janarit në kanalin Arte, na e tregon këtë me gjallëri. Me zërin e tij të dallueshëm mes mijëra zërave, veshur me një fjalë poetike, ish-ministri i Kulturës në kohën e Nicolas Sarkozy na sjell jo vetëm portretin e një gruaje të jashtëzakonshme, por edhe atë të mbretit të Shqiptarëve Zogu i parë, me të cilin u martua më 27 Prill të vitit 1938 në Tiranë.

Aty, të dy personazhet mishërojnë shpirtin e një vendi të vogël që u hap ndaj modernitetit me shtytjen e sovranit të tij, përpara se të binte në apokalipsin fashist e më pas në diktaturën komuniste.

“Jam shumë e prekur nga simpatia që njerëzit më dëshmojnë”, deklaronte para gazetarëve e fejuara zyrtare e atij që ishte mbreti i shqiptarëve prej vitit 1928. Vajza e re 23-vjeçare, që fliste një anglishte shumë korrekte, shfaqej në ekran e bukur dhe elegante.

Géraldine Apponyi, nga i ati rridhte prej një familejeje të madhe aristokrate, ndërsa e ëma vinte nga shoqëria e mirë amerikane. Ajo ishte shkolluar në shkollën prestigjoze katolike të Pressbaum-it në Vjenë.

Pikërisht aty, në faqet e ftohta të një reviste mondane austriake ajo zbuloi së kishte rënë në sytë e Zogut të Parë i cili i kërkonte martesë.

Duke kaluar hezitimin e familjes Apponyi e fatkeqësisht edhe refuzimet e Vatikanit për të pranuar një ceremoni për këtë bashkim mes një katolikeje dhe myslimani, ceremonia civile u zhvillua brilante duke entuziasmuar, jo vetëm popullsinë civile, por të gjithë botën.

Sovrani modern

Duke u bërë mbretëreshë e Shqipërisë, Gerladina i lejoi të shoqit të shfaqte edhe më shumë imazhin e një sovrani modern.

Që prej vitit 1922 në postin e Kryeministrit dhe më pas në atë të presidentit, derisa më në fund u kurorëzua mbret, Ahmet Zogu, i cili kishte për model presidentin e Republikës turke Atatürk, kishte arritur të vendoste rregull në vendin e tij të minuar nga lufterat e pandërprera.

Sigurisht që zgjedhja e përshtatjes së një sistemi monarkik nuk kishte asgjë republikane në vetvete dhe Atatürku nuk ishte i detyruar t’ja vinte në dukje këtë fakt dishepullit të tij, por Ahmet Zogu e kishte ndjekur këtë rrugë për një kauzë të drejtë, me qëllimin për t’i siguruar Shqipërisë stabilitet politik.

Ai kishte arritur të ndikonte në zhvillimin e vendit duke ndërtuar për shembull rrugë dhe ura.

Për sa u përket grave, Zogu ishte shumë i lidhur me 6 motrat e tij, të cilat e shtynë që në fëmijëri të ishte ambicioz, duke lejuar shqiptaret të mos mbanin më ferexhenë dhe të bëheshin qytetarë në kuptimin e plotë të fjalës.

Megjithatë, pavarësisht prestigjit të tij të pamohueshëm në arenën ndërkombëtare, monarku u ndikua gjithmonë e më shumë nga presioni fashist, veçanërisht përmes veprimeve të dhëndrit të Musolinit, kontit Ciano, derisa ne 7 Prill të vitit 1939, Shqipëria u pushtua nga ushtarët italianë.

Zogu reagoi duke dhënë një mesazh rezistence në radio, por gjithçka qe e kotë, pasi fashistët ia kishin dalë ta sabotonin duke hequr transmetuesit.

Çifti mbretëror dhe djali i tyre i sapolindur morën rrugën e mërgimit. Në udhëtimin e saj, familja kaloi nga Turqia, Rumania dhe Polonia, përpara se të mbërrinte në Fracë në gusht të vitit 1939 dhe më pas në Angli në vitin 1940. Zogu nuk u kthye kurrë në vendin e tij. Në vitin 1952 ai u vendos me të shoqen në Bregun Francez ku vdiq në vitin 1961. Falë një ligji që i lejonte familjes mbretërore kthimin në vend, Geraldina u kthye në Shqipëri në Qershor të vitit 2002 ku pati një pritje triumfuese. Ajo vdiq 4 muaj më pas.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 12:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

20 vite më pas Lewinsky tregon skandalin

Globi

20 vite më pas Lewinsky tregon skandalin

Kanë kaluar rreth 20 vite, që nga skandali seksual mes Monica Lewinsky dhe Bill Clinton. Tani, Monica ka vendosur të rrëfehet për herë të parë për marrëdhënien e saj me ish-presidentin...

Ndërron jetë foshnja e porsalindur, procedohen dy infermiere në Berat

Aktualitet

Ndërron jetë foshnja e porsalindur, procedohen dy infermiere në Berat

Një foshnje ka ndërruar jetë në Maternitetin e Beratit, pranë Spitalit Rajonal. Foshnja është lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e...

Kokainë me vlerë 3 mln sterlina, dënohet shqiptari në Angli

Aktualitet

Kokainë me vlerë 3 mln sterlina, dënohet shqiptari në Angli

Një gjykatë në Angli ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg në total një shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij britanik pasi janë shpallur fajtorë për trafik kokaine. Gjykata në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!