70 vjet nga pushkatimi i ushtarakut Kostandin Shani

E Enjte, 26 Prill 2018 18:30

Nga Kastriot Dervishi

Ushtaraku Kostandin (Dino) Mihal Shani, lindur në Stamboll dhe banues në Tiranë, ishte djali i rrobaqepësit personal të Mbretit Zog, njohës i 5 gjuhëve të huaja. Regjimi i vendosur nuk donte njerëz të shkolluar. Për Shanin nuk është folur fare. Ai njihej për simpatinë ndaj vendit kampion të demokracisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm se vizitoi misionin amerikan në Tiranë në javët e para të ardhjes së tij, u shpall i dyshuar dhe u arrestua më 27.9.1946, në kohën kur po zhvilloheshin arrestimet e tjera të grupit të “kënetës së Maliqit”.

Bashkë me të, për të krijuar idenë e një grupi, u arrestuan edhe persona me të cilët ai blinte mishin apo perimet për konsum vetjak. Shani u mbajt dy vite i izoluar duke u torturuar i akuzuar si “agjent amerikan”. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Garnizonit e përbërë nga kapiten I Abdyl Hakiu (kryetar), kapiten II Shaban Rezha dhe apirant Thanas Bima, duke pasur pranë prokurorin kapiten Petrit Hakani.

Në gjyq mohoi akuzat dhe deklaroi se ishte i pafajshëm. Me vendimin nr.221, datë 7.4.1948, kjo gjykatë e dënoi me vdekje, me pushkatim. Për 6 personat e tjerë u dhanë dënime nga 3-7 vjeç. U la në fuqi me vendimin nr.181, datë 21.4.1948 të Gjykatës së Lartë, e përbërë prej major Niko Cetës, kapiten I Nexhat Hysenit dhe kapiten II Mustafa Iljazit, duke pasur pranë prokurorin kapiten I Nevzat Hazdenari.

Shani u ekzekutua në bregun e lumit në Tiranë më 27.4.1948 në prani të komandantit të burgut nëntoger Adem Skëndajt, të deleguarit të Sigurimit toger Maqo Pecani dhe prokurorit ushtarak kapiten Petrit Hakani. Në fjalën e fundit ndër të tjera kërkon që gruaja të mos mbajë zi dhe të martohet.

Në foto Kostandin Shani gjatë hetuesisë. Historia e tij dhe shumë të tjerëve janë pjesë e një studimi për proamerikanët e Shqipërisë të ekzekutuar apo burgosur në vitet 1946-1948.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 12:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...