1952/Mbarimi i arsimit 7-vjeçar, detyrë mbi detyrat për kuadrot

Premte, 27 Prill 2018 17:50

 

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet 1944-1951 komunistët shkaktuan një batërdi të madhe në Shqipëri. Nuk u mjaftuan që shkatërruan gjithë shtetin, arkivat i bënë copë-copë, vodhën sa deshën, shpërdoruan e i dhanë jugosllavëve gjithçka, por i shkaktuan vendit një dëm të pallogaritshëm duke i vrarë trurin, inteligjencien. Si klasë politike amatore, e ngarkuar për të ndërtuar një regjim vrastar eksperimental, komunistët vunë në krye të punëve të partisë e të shtetit të paarsimuarit, kryesisht bujq, barinj, zanatçinj, etj. Nga gjithë këto veprime, shumica e trupës së anëtarëve të Partisë së Punës ishin në pozita të mjera intelektuale. Gjendjen e vështirë të kuadrit të aparateve të Partisë së Punës së Shqipërisë, e pranonte edhe një raport i fillimvitit 1952 i cili vendoste që së paku kuadrot e kësaj partie të mbaronin me sforcim arsimin 7-vjeçar, e pas tij, edhe atë të mesëm. Të parin duhej ta mbaronin brenda 2 vjetësh, ndërsa të dytin, brenda 3 vjetësh. Këtu nuk duhej pasur ndonjë çudi e madhe, pasi kontingjenti i të paarsimuarve ishte në krye të Byrosë Politike. Kështu që i binte që nivelet e ulëta nuk mund të ishin më të kualifikuar se organeve eprore. Përveç tyre, partia kishte një numër të madh analfabetësh, jo pak në poste shtetërore.

***

(Ekstrakt)

Partia e Punës e Shqipërisë

Sekretariati i KQ

Vendim nr.23, datë 25.1.1952 “Mbi arsimin e kuadrove të aparateve të Partisë”

Sekretariatii KQ të PPSH-së, mbasi mori së në shqyrtim propozimin e Drejtorisë së Propagandës e Agjitacionit mbi ngritjen e nivelit arsimor të kuadrove të aparateve të partisë dhe në vazhdim të vendimin nr.667, datë 17.8.1951 të Byrosë Politike, vendosi:

1-Të kryhet shkolla 7-vjeçare brenda dy vjetëve nga kuadrot e aparateve të partisë që kanë kryer vetëm filloren. Mbas 6 muajve studim në çdo vit shkollor, atyre t’u jepet nga dy muaj leje për t’u përgatitur e për të dhënë provimet.

2-Të kryhet shkolla e mesme brenda 3 vjetëve nga kuadrot e aparateve të partisë që kanë vetëm shkollën 7-vjeçare. Mbas 7 muajve studimi për çdo vit shkollor, atyre t’u jepet nga 2 muaj leje për t’u përgatitur për të dhënë provime.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...