Komandanti i kampit të Maliqit

Premte, 04 May 2018 18:05

Nga Kastriot Dervishi

Në kujtimet e shumë të dënuarve politikë të regjimit komunist, gjendet edhe emri i drejtorit apo komandantit të burgjeve ose kampeve, Tasi Marko, lindur më 5.9.1912 në Bistrovë të Vlorës, vëllai i anëtarit të Byrosë Politike, Rita Marko. Kjo ka qenë shtysa që më ka nxitur në gjetjen e figurave të tilla për të parë se nga buronte gjithë ajo urrejtje dhe mungesë e çdo sjellje njerëzore. Të mos harrojmë se në këtë kohë elementi kriminal ishte në pushtet dhe ai intelektual në burgje, varre ose jashtë vendit. Analizimi i jetës së Tasit është një dritare për të parë se mbi çfarë kontingjentesh u mbështet pushteti i Partisë së Punës. Jetëshkrimi i Tasit është interesant. Ai paraqitet kështu në fillesat e veta sipas viteve:

1922-1929 bari delesh e dhish në vendlindje.

1924-1944 (përjashto vitet e ushtrisë në Tiranë) furrxhi në Korçë.

Zilia për pronën e tjetrin, inferioriteti intelektual, ishin dy parimet bazë prej nga ku buronte urrejtja e pashtershme për “armikun e klasës”. Tasi u bë një xhelat i mirë për regjimin, ndërsa i vëllai, një persekutor drejtues në Byronë Politike.

Tasi nuk kish mundur të kryente më shumë se 4 klasë fillore. Edhe ky ishte ndër partizanët e vitit të fundit të luftës, më 13.5.1944 në njësitin e Devollit. Shërbimi i tij ndaj regjimit ishte në fushën e burgjeve dhe kampeve. Më 1945 – 1947 drejtor i dy burgjeve të Korçës. Në maj – nëntor 1947 drejtori i kampit sezonal të Maliqit. Më 1949 – 1950 komandant i burgut nr.313 Tiranë. Në vitin 1950 komandant në kampet sezonale të Maliqit e Urës së Bonës. Në vitin 1951 komandant i kampit të të burgosurve në kombinatin e tekstileve “Stalin” në Tiranë. Në vitin 1955 komandant i kampit nr.4, një ndër më famëkeqët e kësaj kohe. Pikërisht këtu për shkurtim organike doli në lirim.

Eprorët e Tasit vlerësonin se ishte “adapt” për këtë punë. Treguesi kryesor i punës së këtyre drejtuesve ishte urrejtja ndaj elementit kundërshtar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Lifestyle

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet. Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni...

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Aktualitet

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë. Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar...

VIDEO/ Do të habiteni, shikoni se si PSV u përpoq t’ia parandalojë golin Mesit

Sport

VIDEO/ Do të habiteni, shikoni se si PSV u përpoq t’ia parandalojë golin Mesit

Barcelona e mposhti PSV Eindhovenin në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve të martën në “Camp Nou”, me Lionel Messin që shkëlqeu me het-trikun e tij të tetë...