‘Dëshira e madhe e Mbretit Zog për të vizituar Amerikën dhe takimi me Roosevelt-in’

Hënë, 07 May 2018 09:46

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 30 prillit 1938, në faqen n°2, shkrimin e gazetës amerikane “New York Herald” në lidhje me dëshirën e mbretit Zog për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj vizite të takohet me presidentin Roosevelt.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, shkrimin e plotë:

 

 

“Shqipëri
Pas dasmës së mbretit Zogu I

New York Herald sjell lajmin nga Durrësi:
Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë ndoshta do të bëjnë muajin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara. Mbreti ka deklaruar se dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe se, po ashtu, do të donte shumë që të takojë presidentin Roosevelt.

Mbreti dhe Mbretëresha u larguan në fund të ditës në makinën e dhuruar nga kancelari Hitler, dhe bënë një shëtitje të gjatë. Mbretëresha Geraldinë po e ngiste.
Nga ana tjetër, njoftohet nga Tirana se princi Mehmed Abid, kunati i sovranit dhe i ngarkuari me punë në Paris, do të marrë postin e tij brenda pak ditësh.

Së fundi, midis dhuratave që u dhanë sovranëve shqiptarë me rastin e martesës së tyre, vumë re ato të qeverisë franceze: një shërbim tavoline prej tetë pjesësh me garnitura dhe njërin mbi të gjitha prej porcelani të Sèvres (Sevrës), si dhe një pasqyrë për mbretëreshën”./Aurenc Bebja, Francë/darsiani.com/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aktivizohet vullkani, mijëra të evakuuar

Globi

Aktivizohet vullkani, mijëra të evakuuar

Në Guatemalë është aktivizuar vullkani Fuego, i emërtuar ndryshe si “Vullkani i Zjarrit”. “Të paktën 8.000 njësi banimi përreth zonës së vullkanit janë evakuuar pas aktivizimit”, njoftoi David de Leon, zëdhënës...

Pas takimit me përfaqësuesit e Venecias, Spaho: Politikanët në vetting

Politikë

Pas takimit me përfaqësuesit e Venecias, Spaho: Politikanët në vetting

Për rreth një orë në Kryesinë e Kuvendit, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë zhvilluar një takim me kryetarin e grupit të PD, Spaho, i cili shoqërohej nga Bylykbashi, Alibeaj...

Krizë dëmtimesh te Shpresat, “përforcimet” vijnë nga liga e treta sllovene

Sport

Krizë dëmtimesh te Shpresat, “përforcimet” vijnë nga liga e treta sllovene

Shpresat po përballen me probleme dëmtimesh edhe pse kanë vetëm ndeshje miqësore ndaj Maltës. Gjatë takimit të fundit, ishte talenti i Sasuolos, Aristidi Kolaj ai që pësoi dëmtim dhe me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!