Dënimi i grupit të tretë të revoltës dhe historia e të dënuarit që u vra në Spaç

Premte, 18 May 2018 11:00
Faksimile e aktakuzës Faksimile e aktakuzës

Nga Kastriot Dervishi

Dënimi i grupit të tretë të revoltës dhe historia e të dënuarit që u vra në Spaç

Pasi hetimet për grupin e tretë u zhvilluan në Tiranë, gjykimi u bë në Rrëshen. Me vendimin nr.34, datë 13.7.1973 Gjykata Popullore e Rrethit të Mirditës, e përbërë nga Filip Lako dhe ndihmësgjyqtarët Pjetër Nikolli e Gjin Pali, duke pasur pranë prokurorin Zef Deda dha vendimin për grupin e tretë, natyrisht shoqëruar me konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore. Vendimi:

Me 25 vjet: Kostandin Papaj

Me 20 vjet: Rexhep Lazri, Sali Çuni

Me 18 vjet: Sherif Allamani

Me 16 vjet: Hulusi Pashollari, Fatmir Llagami, Bashkim Fishta

Me 15 vjet: Bebi Konomi, Njazi Bylykbashi

Me 14 vjet: Agron Xhelili

Me 13 vjet: Mirash Gjoka, Refik Beqo, Nuri Stepa

Me 12 vjet: Gëzim Çela

Një i pandehur u deklarua i pafajshëm.

U la në fuqi me vendimin nr.1301, datë 8.9.1973 të Gjykatës së Lartë.

 

Historia e Refik Zenel Beqos (1940-1979), nga Parisi në Spaç

Me këtë grup është ridënuar edhe Refik Beqo nga Sutaj i Librazhdit, jeta e të cilit përfundoi në Spaç. Jetonte në Paris si i arratisur, por në vitin 1957 nga amnistia e shpallur së kthehet në Shqipëri. I zhgënjyer nga jeta e keqe, puna në kooperativë, etj, tenton të arratiset në 10.10.1960, por arrestohet. Për këto arsye, Gjykata Ushtarake e Tiranës, me funksione në Librazhd, e dënon me 20 vjet burg. Në revoltën e Spaçit, ridënohet me 13 vjet të tjera burgim. Lirohet nga burgu më 21.1.1977, por internohet menjëherë. Orvatet sërish për arratisje pasi largohet nga vendi i internimit (njëra akuzë), por më 20.7.1977 arrestohet prapë dhe dënohet me 12 vjet heqje të lirisë, i akuzuar edhe për agjitacion e propagandë. Arratisja e fundit ishte brenda kampit të Spaçit më 12.6.1979, por u vra nga rojet dhe u varros atje ku kaloi vitet më të zeza të jetës së tij. Vuajti 19 vjet burgim të cilat i përfundoi me humbjen e jetës.

 

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 11:09

1 koment

  • Përgjigju perlat spahiu

    edhe kafshet revoltohen,jo njerzit qe kane vuajtur persekutimin bynkjerist ,te drejtuar nga krimineli edhjer hoxha,nuk duhet kurre te ndalojme se treguari vuajtjet e popullit shqiptare ,gjate kohes se diktatures bynkjeriste.si vellai i te burgosurit poitik Gramoz Nuredin Spahiu,icili per tete vjet rresht provoi burgjet e burrelit dhe te spacit derisa u lirua ne nenndor 1977,me probleme te renda shendetesore.nese e keni njohur ,per njeri te mire o te keq kam deshire te me shkruani.me respekt perlat spahiu.adresa perlatspahiu@yahoo.it

    Premte, 18 May 2018 14:03 komentuar nga perlat spahiu

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Burg për avokatët që dyshohet se morën 2 mijë euro

Aktualitet

Burg për avokatët që dyshohet se morën 2 mijë euro

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg”, për avokatët Donata Lepenica dhe Yzeir Bala. Gjithashtu ka lënë me “arrest shtëpie”, avokatin Medi Naksi. Donata Lepenica kishte marrë para...

Shqipëria s’ka vetëm bregdetin, turizmin malor mrekulli më vete

Aktualitet

Shqipëria s’ka vetëm bregdetin, turizmin malor mrekulli më vete

T’i ndash pushimet në dy pjesë, është një zgjedhje e zgjuar! Unë e provova këtë vit, më shumë në formë eksperimentale, por që rezultoi e suksesshme. Pse e them këtë? Po...

Gati rikthimi i “bishës”, Zlatan Ibrahimovic drejt Europës

Sport

Gati rikthimi i “bishës”, Zlatan Ibrahimovic drejt Europës

Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, duket se do të përfundojë shpejt aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suedezi luan me skuadrën e Los Angeles Galaxy, ku në muajin...