Dënimi i grupit të katërt të revoltës së Spaçit

Saturday, 19 May 2018 08:57
Fjetina e të burgosurve, një ditë pas revoltës në kamp Fjetina e të burgosurve, një ditë pas revoltës në kamp

Nga Kastriot Dervishi

Pas hetimeve të zhvilluara në Tiranë, në Rrëshen u dënua grupi i katërt i revoltës. Midis të tjerash në aktakuzë thuhet:

“Veprimet e hapëta armiqësore të të gjithë të pandehurve, bënë të mundur që të ngrenë në revoltë një pjesë të madhe të të dënuarve në revoltë, të cilët u bashkuan me ta dhe në të njëjtën kohë, si rezultat i organizimit të mëparshëm të kësaj veprimtarie, hedhja e parullave armiqësore u zgjerua më tej, kaloi edhe në thirrje të tjera armiqësore”.

Me vendimin nr.38, datë 21.7.1973 Gjykata Popullore e Rrethit të Mirditës nën drejtimin e Filip Lakos me ndihmësgjyqtarë Pjetër Nikollin dhe Nikoll Gjonin me praninë e prokurorit Zef Deda dha vendimin e saj, të shoqëruar me konfiskime pasurie e heqje të së drejtës. Dënimet ishin:

Me 25 vjet: Fadil Dushku, Demir Pojani, Gëzim Medolli

Me 20 vjet: Çaush Çoku

Me 21 vjet: Spiro Nasho

Me 16 vjet: Sulo Veshi

Me 15 vjet: Petro Popaj

Me 14 vjet: Muharrem Dyli, Muharrem Isufi, Stefan Kola

Me 12 vjet: Vladimir Prifti

Një i pandehur u deklarua i pafajshëm

U la në fuqi me vendimin nr.1473, datë 11.10.1973 të Këshilli Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

1 koment

  • Përgjigju ylvi

    Me pleha se komunistet nuk ke se ku i gjen. Cfare donin ti konfiskonin me, lirine e hequr gjicka kishin ja kishin marre me pare dhe tani vec rrobat e trupit dhe qeline duhej qe ti konfiskonin, plehra eshte pak ti quash pasi edhe plehrat kane gjera te dobishme nganjehere per ambientin pasi shnderrohen ne gjera te tjera po te dobishme por keta ja kane kaluar masat e cnjerezimit ,kafsherise dhe mendjeboshesise kur denojne nje qe eshte i denuar. Nje person i denuar ska se cfare t'i hiqet liria pasi ajo eshte hequr me kohe e vakt por keto kafshe vecse per te bere keq kane lindur, jane rritur dhe po vazhdojne te pjellin golia te tjere ne Shqiperi.

    Saturday, 19 May 2018 09:27 komentuar nga ylvi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjatë 5 viteve të fundit prodhimi energjetik i Shqipërisë ka rënë me 23%

Aktualitet

Gjatë 5 viteve të fundit prodhimi energjetik i Shqipërisë ka rënë me 23%

Gjatë 5 viteve të kaluara, prodhimi energjetik i Shqipërisë ka rënë ndjeshëm, me 22.8% tregojnë të dhënat zyrtare. Kështu, përgjatë 2017-ës, prodhimi energjetik primar, ku përfshihet jo vetëm energjia elektrike...

Vdiq një ditë më parë në një aksident në Itali, ja kush është 19-vjeçarja shqiptare

Aktualitet

Vdiq një ditë më parë në një aksident në Itali, ja kush është 19-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 19-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën një ditë më parë në rrugën provinciale “Carboni”, që lidh “Tagliatan” me “Villarotta di Luzzara”, për shkak të një aksidenti. Mjeti tip “Fiat...

Shfaqja “Jashtë derës”, premiera e fundjavës

Kulturë

Shfaqja “Jashtë derës”, premiera e fundjavës

“Jashtë derës” është historia e një ushtari që kthehet në vendlindjen e tij, në Gjermani, pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore, e cila erdhi për publikun gjatë fundjavës në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!