Kampi nr. 311 i Qafë – Barit në Pukë, vitet 1982 - 1990

Tuesday, 22 May 2018 09:17
Foto e kampit në vitin 1984, gjatë revoltës së 22 majit. Vihet re prania e parullës që i uroj jetë të gjatë diktatorit Foto e kampit në vitin 1984, gjatë revoltës së 22 majit. Vihet re prania e parullës që i uroj jetë të gjatë diktatorit

 

Nga Kastriot Dervishi

Qëllimi kryesor për hapjen e një kampi të ri të dënuarish ishte nxjerrja e bakrit nga një fuqi punëtore prej 250 – 300 punëtorësh. I vendosur mes malesh, vendi i piketuar për “repart riedukimi” do shtonte tmerret e rrëfimet për vendet ku të burgosurit detyroheshin të punonin.

Më 27 mars 1982 drejtori i Ndërmarrjes së Minierave Fushë – Arrëz, Ndrec Simoni, i kërkonte zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Agron Tafa, një fuqi punëtore nga radhët e të dënuarve. Thuhej se gjatë 5 vjeçarit në vazhdim prodhimi i bakrit do të rritej 2.2 herë ndërsa punimet minerare 3.8 herë. Po përfundonte fabrika nr.2 e pasurimit të bakrit, si dhe do të fillonte ndërtimi i fabrikës nr.3. “Neve deri më sot pa filluar akoma hapjen e këtyre minierave po vuajmë të zitë e ullirit për sigurimin e fuqisë punëtore” – shkruante drejtori. Sipas tij, Rrethi i Pukës në vitin 1984 dilte me 1.600 punëtorë të zbuluar. Në këto kushte dhe rrethana ai kërkonte “në emër të gjithë komunistëve dhe punonjësve” zhvendosjen e të burgosurve të minierës së Bulqizës në atë të Qafë – Barit në Rrethit të Pukës.

Përfundimisht Këshilli i Ministrave mori vendimin nr.139, datë 4.6.1982 për hapjen e repartit 311 Qafë – Bari me “punëtorë të detyruar” (përdorej në vend të fjalës “të dënuar”)

Sipas planit të miratuar më 10.7.1982 mbaroi kantieri ndërsa më 25.7.1982 përfundoi rrethimi. Besohet se kampi është hapur në gusht 1982. Kampi u mbyll në vitin 1990, kohë kur të dënuarit u zhvendosën në burgun e Burrelit. Kampi hyri në histori si një prej më të tmerrshmit e kohës. Fatkeqësisht, për të nuk dihen shumë gjëra.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...