Komisari, komandanti dhe operativi i kampit të Qafë Barit

E mërkurë, 23 May 2018 09:02
Komisari dhe komandanti i kampit Komisari dhe komandanti i kampit

Nga Kastriot Dervishi

Cilët ishin drejtuesit e kampit të punës së detyruar të Qafë Barit në kohën e revoltës? Si më poshtë:

 

-Novruz Naska nga Zabërzani i Skraparit ishte arsimtar. Kishte mbaruar institutin pedagogjik 2-vjeçar për biologji-kimi, por nuk e ushtroi kurrë këtë profesion. Filloi shërbimin në Gardë, e në vitin 1965. Në sistemin e kampeve e burgjeve hyn në vitin 1973 si komisar në kampin nr.315 Fishtë. Naska ishte në 1982-1984 komisar në Qaf Bari. Për t’u shënuar është fakti se në vitet 1984-1991 ai ishte komandant i burgut më të rëndësishëm të Shqipërisë, atij nr.313.

-Riza Musallari nga Bicaj i Kukësit, me profesion bujk e 4 klasë fillore vinte nga një karrierë kryesisht në forcat kufirit. Në vitin 1979 hyri në sistemin e kampeve e burgjeve dhe në vitet 1982-1985 ishte komandant i kampit të Qafë Barit.

-Punëtor operativ i Sigurimit ishte Miti Kurici, ndërsa komandant i togës së policisë Edmond Caja.

 

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Bota Shqiptare

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Autoritetet greke thonë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria. Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën...

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës, nëna jep alarmin

Aktualitet

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës, nëna jep alarmin

Dy motra në Durrës rezultojnë të zhdukura. Denoncimin në polici e ka bërë nëna e dy vajzave adoleshente, njëra 19 vjeç me inicialet S.P dhe vajza tjetër 16 vjeç me...

Merkel: BE dhe Britania janë larg marrëveshjes për “Brexit”

Globi

Merkel: BE dhe Britania janë larg marrëveshjes për “Brexit”

“Ne ende nuk e dimë se çfarë po kërkoni realisht”; kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron se BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende larg marrëveshjes ndërsa i kërkon Theresa May...