1944/Kongresi jugosllav i Përmetit

E Enjte, 24 May 2018 16:48
Fasada e kongresit me portretet e Titos dhe E.Hoxhës Fasada e kongresit me portretet e Titos dhe E.Hoxhës

Nga Kastriot Dervishi

 

Kongresi i Përmetit (24-28 maj 1944) është një mbledhje komuniste, imitim i trashë jugosllav, e cila ligjëroi pushtetin e komunistëve dhe thelloi dasinë kombëtare. Përvjetori i këtij kongresi, u festua vit pas vit gjatë diktaturës komuniste, ndërsa për herë të parë pas vitit 1990, u festua në vitin 2014. Kongresi është simboli më i mirë i themelimit të diktaturës dhe i luftës së klasave.

Kongresit të Përmetit i janë bërë dy censurime të mëdha. Janë zhdukur fotot e ballinës së godinës nga ana e jashtme në mënyrë që fotoja e mareshalit Tito, “mikut më të madh të popullit shqiptar” të mos i bëhej e njohur publikut. Po ashtu te një foto brenda sallës është fshirë parulla: “Rroftë lufta nacionalçlirimtare e popujve të Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj, mareshali Tito”.

Karakteristikat e kongresit të Përmetit:

-U bë në imitim të mbledhjes së dytë të Këshillit Nacionalçlirimtar Jugosllav (AVNOJ), e zhvilluar kjo në Jajce të Bosnjës më 29 nëntor 1943. (mbledhja e parë mbajtur në Bihaç më 26-27 nëntor l942).

-Përfaqësia e kongresit përbëhej nga delegatë të terrenit dhe zonave, gjeografikisht në vijën Tiranë-Durrës-Elbasan e poshtë, si dhe delegatë të brigadave komuniste. Mungonte tërësisht përfaqësimi i veriut.

-Vendimet e kongresit, përjashto vetëm formën federative, ishte kjo e AVNO-jit jugosllav. Këto vendime ligjëronin pushtetin e grykës së pushkës kundër kundërshtarëve të regjimit komunist, që për ironi cilësohej ndërtimi i një Shqipërisë “demokratike popullore”. Pa asnjë tagër apo atribut, kongresi zgjodhi Këshillit Nacionalçlirimtar në cilësinë e një trupe legjislative, Komitetin e tij në rolin e një qeverie, i ndaloi hyrjen në atdhe Mbretit Zog, vendosi gradat ushtarake, etj.

Vendimet e Përmetit u rivotuan në Asamblenë Kushtetuese që doli nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Ironikisht, edhe stema e Shqipërisë komuniste, e kopjuar nga jugosllavët, në vend të datës “29 nëntor 1943” kishte datën 24 maj 1944, ditën e parë të kongresit të Përmetit.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 16:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Show-biz

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Këngëtarja Enca Haxhia shfaqet gjithnjë mjaft ekstravagante në postimet e saj në rrjete sociale. Këtë herë e shohim me një paruke të kuqe e veshur në mënyrë tejet provokuese. E veshur...

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Politikë

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Përfaqësuesit e PS-së mungojnë në emisionin ‘Opinion’, Mima: Do kisha preferuar t’i kisha përballë Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Demokratike sa i...

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Aktualitet

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Safet Bajri përplas qeverinë shqiptare me atë të Belgjikës. Sipas asaj që zbulojnë mediat belge, autoritetet shqiptare kanë shprehur pakënaqësi që Belgjikës i janë dashur 5 muaj për të dorëzuar...