1953/Enver Hoxha, imoraliteti dhe divorcet në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Diel, 27 May 2018 17:59
Faksimile e mbledhjes së Byrosë Politike Faksimile e mbledhjes së Byrosë Politike

Nga Kastriot Dervishi

Më 28.10.1953 Byroja Politike diskutonte imoralitetin në radhët e oficerëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kuadri në fjalë, duke qenë i sajuar, sipas sloganit popullor se duhet të punonte “o me dele o me kapele”, krejt analfabet dhe i zgjedhur për besnikëri partie, binte shpeshherë në veprime imorale. Çështje paraqitej serioze në lidhje me “moralin komunist të oficerëve në fjalë”. Vetëm në repartet e kufirit dhe ndjekjes, paraqiteshin 33 raste oficerësh që kërkonin të ndanin gratë (22 ishin komandantë postash ose punëtorë politikë atje, 10 komandantë batalionesh dhe 1 komandant brigade). Policia kishte një shifër edhe më të madhe, 44 raste (5 oficerë dhe të tjerët nënoficerë). Paraqitën raportin në emër të MPB-së, Llambi Premti (për kufirin) dhe Gani Goxhi (për policinë). Në ushtri, sipas të dhënave të paraqitura në këtë mbledhje ishin ndarë nga gratë 28 oficerë dhe 16 tentativa divorcesh ishin ndaluar të kryheshin nga shokët e partisë. Debati i gjatë në Byro është shumë i gjatë. Në mes të tij (fleta bashkëlidhur) udhëheqësi jep porosi se si duhej të silleshin burrat me gratë në shtëpi.

Deklarata të Llambi Premtit:

-“Shkaku kryesor i ndarjes është se këta oficerë kanë rënë në relacion me gra të tjera dhe gratë e tyre, duke mos qenë më të reja i lënë pas dore”.

-“Imoralitet në disa gra oficerësh ka. Ka raste që i është thënë oficerit që gruaja është imorale dhe ai vazhdon ta mbajë”.

-“Shumica e grave të oficerëve janë analfabete. Kjo është një anë që krijon grindje sepse oficerët ngrihen dita-ditës, venë shkolla, kurse ato mbeten në vend. Këtu lindin kontradiktat që nga një herë trashen shumë. Në polici ka raste që oficeri është martuar me një grua fshatare dhe e ka lënë në fshat. Në qytet ai bie në kontakt me vajza qyteti, martohet me një nga ato duke menduar se jo vetëm kjo vajzë di më shumë, por ka edhe punë, kështu që me të mund të bëjë jetë më të mirë se punojnë të dy bashkë”.

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 18:59

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Janë më të mençur ata që kanë lindur në muajin shtator

Lifestyle

Janë më të mençur ata që kanë lindur në muajin shtator

Një hulumtim i shkencëtarëve amerikanë, që është publikuar në Byronë Nacionale të Hulumtimeve Ekonomike, ka treguar se personat e lindur në shtator kanë një avantazh më të madh në shkollë. Shkencëtarët...

FOTOGALERIA/ Shikoni transformimet e Tunës ndër vite

Show-biz

FOTOGALERIA/ Shikoni transformimet e Tunës ndër vite

Padyshim se njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit shqiptar është këngëtarja, Altuna Sejdiu- Tuna. Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale ( ka rreth...

Kërkoi lirinë për të vazhduar shkollën, Krimet e Rënda lënë në burg Klevi Likën

Aktualitet

Kërkoi lirinë për të vazhduar shkollën, Krimet e Rënda lënë në burg Klevi Likën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Klevi Likës, një nga katër të arrestuarit për 3.4 mln eurot e sekuestruar në automjetet ‘Toyota Yaris’ në portin...