Oficerët e Sigurimit të Shtetit në fund të vitit 1990

E mërkurë, 30 May 2018 18:32
Shifrat e oficerëve të Sigurimit, si dhe një klishe e propagandës së kohës. Një punëtor operativ (civili), bashkë me një polic gjatë takimit me një qytetar Shifrat e oficerëve të Sigurimit, si dhe një klishe e propagandës së kohës. Një punëtor operativ (civili), bashkë me një polic gjatë takimit me një qytetar

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të regjimit komunist, arma e Sigurimit kishte në tërësi një trupë prej 1.466 kuadrosh, shumica oficerë dhe legalë. Nga kjo shifër, një numër i vogël ishin ilegalë dhe nënoficerë. Megjithatë, drejtpërdrejt me terrenin ishte një numër më i vogël se kaq (do publikohet në vijim). Kryesisht ishin punëtorë operativë dhe oficerë drejtimi.

Krahasuar me vendet e tjera të Lindjes komuniste, në raport me popullsinë, paraqitet ky raport i një oficeri për banorë, gjatë gjithë ekzistencës së shërbimeve sekrete:

-595 banorë KGB (Bashkimi Sovjetik, për vitet 1917-1990)

-180 MIS (RDGJ) (për vitet 1950-1990)

-867 STB (Çekosllovaki) (për vitet 1944-1990)

-1.553 Sekurita (Rumani) (për vitet 1944-1990)

-1.574 SB (Poloni) (për vitet 1944-1990)

-300 Sigurimi (Shqipëri, për vitet 1944-1990)

Sigurimit i mungonte drejtimi cilësor, për inteligjencë nuk bëhet fjalë fare. Në raporte vërehen gabime të shumta, informacione të pasaktë dhe punë operative e pakët. Gjithë strategjia ishte në goditjen e shtresave të njohura si “armiq të popullit”, sesa te zhvillimi i teknikave të njohura të shërbimeve sekrete.

MIS në RDGJ kishte gjatë viteve 1950-1990 gjithsej 89.000 oficerë. Krahasuar me popullsinë, shifra është e lartë si në RDGJ ashtu edhe në Shqipëri. Duke pjesëtuar shifrën e përgjithshme të oficerëve, del informacioni i mësipërm edhe për vendin tonë. Në vendet e tjera të Lindjes oficerët e Sigurimit, anëtarë të një shkolle që nuk vlen për asgjë, janë hedhur me kohë në koshin e plehrave. Ndërsa në Shqipëri janë në pozita komanduese. Jo pak prej tyre, i shohim edhe në tavolina si "ekspertë sigurie", kur në të vërtetë ata nuk janë veçse punëtorë partie. Përbën avantazh për administratën e sotme, origjina familjare me lidhje me Sigurimin. Për këtë nuk duhet ndonjë kërkim i madh. Mjafton të shohësh organikën e fundit të Sigurimit dhe do vëresh shumë drejtues të sotëm janë bijtë e tyre. Nuk është as rastësi e as punë zotësie. Është punë Sigurimi. 

(Pjesë e një studimi dinamik në proces mbi diktaturën komuniste dhe armën e Sigurimit të Shtetit.)

55news.al

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 14:56

1 koment

  • Përgjigju Musledin Glina

    Te kish perjetuar Komunizmi deri me sot, sigurimi do kishte 99% te popullates te rekrutuar ne radhet e tij, dhe vazhdimisht do te kishin pune, do "spiunonin njeri tjetrin"

    Premte, 01 June 2018 08:51 komentuar nga Musledin Glina

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!