Drafti për Shqipërinë/Parlamenti Evropian miraton rezolutën, kusht zgjedhjet e lira dhe drejtësia

parlamenti

Kukan: Zgjedhjet, test për zbatimin e dekriminalizimit

 

Eurodeputeti Eduard Kukan ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri janë një test për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. “Unë dua të bëj një apel për politikanët shqiptarë, të bëjnë përpjekje për të adresuar rekomandimet e OSBE / ODIHR-it para zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet janë test i rëndësishëm për sistemin demokratik dhe kulturën e pjekur politike që funksionon. Shpresoj se zgjedhjet do të jenë një rast për partitë politike për të zbatuar “dekriminalizimin”. Duke komentuar raportin për Shqipërinë, i cili pritet të votohet sot në PE, Kukan tha se konsensusi politik që çon në miratimin e reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm. “Unë jam i kënaqur për progresin e Shqipërisë për  integrimin në BE. Shpresoj se ky trend do të vazhdojë dhe do të jetë në gjendje të caktojë datën për fillimin e negociatave së shpejti. Konsensusi politik që çon në miratimin e reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm në këtë proces. Unë besoj se zbatimi i tij do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme besimin e qytetarëve në gjyqësor dhe sundimin e ligjit. Ne mbështesim këtë proces dhe misionin e vëzhgimit ndërkombëtar, i cili është duke e mbikëqyrë zbatimin”, tha Kukan.

Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë:Shitblerja e votës është e pakonceptueshme për Bashkimin Evropian/ Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare janë në sintoni të plotë në kërkimin e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, depolitizimit të administratës publike dhe forcimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Komisioni Evropian ka premtuar se do të angazhohet më shumë për forcimin e shtetit ligjor, ndërkohë që një deklaratë fshikulluese ka ardhur nga grupimi i ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian për nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Johannes Hahn, Komisioner për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit: Shqipëria duhet të bëjë më shumë përpjekje për krijimin e një gjurme provash solide të hetimeve dhe ndjekjeve penale për krimin organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. Korrupsioni në nivelet e larta duhet të luftohet me më eficencë dhe e njëjta gjë vlen edhe për krimin e organizuar. Më shumë rezultate nevojiten për çmontimin e grupeve kriminale brenda vendit, në rajon dhe në nivelin global. Komisioni do të rrisë mbështetjen teknike për shtetin ligjor.

Kronika – Parlamenti Evropian miraton rezolutën, kusht zgjedhjet e lira dhe drejtësia/Parlamenti Evropian miratoi dje draft-rezolutën për Shqipërinë e hartuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstain. Raporti pohon shumë qartë se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar nga zbatimi i plotë dhe në kohë i pesë kushteve. Raporti konfirmon kështu kërkesat e Bundestagut gjerman për Shqipërinë, të paraqitura Kryeministrit Rama nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane Gunther Kirschbaum, i cili u sulmua nga Kryeministri Rama dhe mediat pranë tij. Gjithashtu, ai ngre disa çështje të tjera të rëndësishme përfshi respektimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht ruajtjen e lumenjve nga ndërtimi i hidrocentraleve. Duket se me lobimin e deputetëve bullgarë raporti ka përfshirë edhe një kërkesë për njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni

Parlamenti Evropian kërkon që hapja e negociatave të bëhet sapo të shihet përparim i besueshëm dhe i qëndrueshëm në zbatimin e reformës të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raporti përmend qartësisht se “policët dhe prokurorët kanë dështuar të identifikojnë rrjetin kriminal që qëndron pas kultivimit të drogës”. Shqetësime janë shprehur edhe për “rritjen e numrit të burgosurve dhe […] keqtrajtimin e të dyshuarve në rajonet e policisë”. Në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti trajton korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë: Parlamenti Evropian vazhdon të jetë i shqetësuar se korrupsioni mbetet ende i lartë dhe mbizotërues në shumë fusha… duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike; institucionet kryesore antikorrupsion vazhdojnë të jenë subjekt i ndërhyrjes politike dhe kanë aftësi të kufizuara administrative; bashkëpunimin ndërinstitucional është i dobët dhe shkëmbimi i informacionit vazhdon të pengojë hetimin dhe dënimin efektiv të korrupsionit.

Reforma zgjedhore, dekriminalizimi dhe liria e medias

Raporti kërkon që Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore të “përfundojë shpejt” reformën zgjedhore, të zbatojë plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Raporti kërkon zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit. Në lidhje me lirinë e medias, PE “ndjen keqardhje” për gjendjen aktuale të ndikimit politik dhe censurën: PE ndjen keqardhje për përparimin e kufizuar të bërë në fushën e lirisë së medias gjatë vitit të kaluar; ai është i shqetësuar për ndikimin politik në media dhe vetë censurimin e përhapur mes gazetarëve.

Mjedisi dhe hidrocentralet

PE thekson nevojën për “të përmirësuar vlerësimin e ndikimit ë mjedis, garantimin e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje dhe dëgjesat me shoqërinë civile për projekte me rëndësi.”PE shprehet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë dhe deklaron se “vlerësimi i ndikimit në mjedis i hidrocentraleve nuk është bërë në mënyrën e duhur që të sigurojë përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve të rëndësishme mjedisore të BE-së”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>