“Drejtuesit e mafias shqiptare ndodhen në Shqipëri, jo në Itali”

prokurori

Prokurori i Përgjithshëm i Anti-mafias së Leçes, Cataldo Motta përgënjeshtron kryeministrin Rama

 

 

 

Prokurori i Përgjithshëm i Anti-mafias së Leçes, Cataldo Motta ka hedhur poshtë deklaratën e Edi Ramës se nuk ekziston asnjë lloj mafia në Shqipëri. Për media, Motta ka deklaruar se të gjithë trafikantët dhe drejtuesit e mafias janë në Shqipëri, ndërsa theksoi se trafiku i lëndëve narkotike Shqipëri-Itali është mjaft aktive edhe sot. Pas bllokimit të ngarkesës më të fundit të drogës, Motta shprehet se trafiku mbetet në nivele të njëjta. “Unë nuk jam në kushtet që të them që është ulur trafiku. Më duket që jemi gjithmonë në të njëjtat sasi. Ndoshta pak rënie ka, por jo e rëndësishme, sepse sasitë gjithmonë e shumë të mëdha dhe këtu flitet për qindra kilogramë marijuanë”, thotë Motta. I pyetur nëse ekziston mafia shqiptare, prokurori i Leçes u shpreh se “ Të kuptohemi, mafia tradicionale nuk mund të jetë në Shqipëri, sepse traditat shqiptare janë të ndryshme. Por ka fenomene të organizatës kriminale, të cilat për shkak të natyrës së tyre, janë të karakterit mafioz, pra në kontekstin juridik të termit mafioz, të parashikuara në Kodin tonë Penal. Në këto kushte unë mendoj që organizatat kriminale shqiptare mund të klasifikohen si kriminalitet mafioz, siç në anën tjetër është ajo puljeze, ajo salentine, edhe pse nuk janë plotësisht të lidhura me aspektet tradicionale të mafias”, sqaron prokurori italian. Sa i takon pyetjes se ku ndodhen drejtuesit e grupeve kriminale sot në Shqipëri, Motta u shpreh se të gjithë trafikantë janë në Shqipëri,duke rrëzuar në këtë mënyrë përgjigjen e Edi Ramës se mafia është përtej tokës shqiptare. “ Janë në Shqipëri. Tek ne ka lidhje të personave me këta drejtues, por drejtuesit nuk janë këtu, por në anën tjetër të Adriatikut. Ne nuk kemi të dhëna lidhur me aktivitetin e këtyre drejtueseve që jetojnë në Shqipëri, por ne kemi rezultatin e aktivitetit të tyre, pra sasitë e drogës që vijnë në Itali të drejtuara nga këta persona. Por edhe njëherë e them që drejtuesit e këtyre organizatave kriminale janë përtej Kanalit të Otrantos, janë në Shqipëri”, tha prokurori italian. I pyetur nëse çmimi kanabisit ka ndryshuar pas operacioneve në Shqipëri për asgjësim e kësaj lënde narkotike, Motta thekson se mbeten në të njëjtat nivele. ‘Jemi pak a shumë në të njëjtat shifra. Nuk ka rritje domethënëse, edhe pse frenimi i ardhjes së drogës në Itali është një frenim shumë i kufizuar. Është siç thashë më parë, nuk është një ulje e ndjeshme e trafikut. Prej vitesh në Itali nuk vinin armë, tani kjo gjë na shqetëson pak edhe për shkak të aspektit të terrorizmit ndërkombëtar, që është në këto kohë në gjithë botën”, tha Motta. Në përfundim , prokurori italian i bën apel qeverisë të punojë për ndalimin e kultivimit në mënyrë që sasitë e drogës të mos mbërrijnë në Itali e më pas në Evropë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>