Droga dhe kriminelët, inventari shpirtëror i Ramës

rama-me-droge

Kriza politike ka kthyer vëmendjen tek nevoja e çmontimit të nomenklaturës së Edi Ramës. Por kjo nomenklaturë është e mbushur me prurje nga inventari shpirtëror i kryeministrit, i përbërë nga pinjollë të diktaturës, eksponentë të krimit dhe biznesmenë të shndërruar në sipërmarrës të drogës. Ky inventar po e mban peng edhe zgjidhjen politike, prandaj duhet kërkuar një zgjidhje politike që përjashton vatrën e këtij inventari, pasi kjo do çonte në marrëveshje të pisët me krimin e organizuar

 

Kriza e rëndë politike që ka mbërthyer vendin ka nevojë imediate për një zgjidhje që do t’i sjellë vendit stabilitet dhe progres, por që të arrihet kjo duhet me patjetër qeveri teknike që do të mundësoj zgjedhje të lira e të ndershme. Sepse reformat dobiprurëse mund të arrihen vetëm nëse do të arrihet të ruhet vota e qytetarit. Por, kriza e sotme politike, përveçse kërkon dialog për zgjidhje, e ka kthyer vëmendjen edhe tek nevoja e çmontimit të nomenklaturës së Edi Ramës. Kjo organizatë kriminale që drejton vendin prej pothuajse 4 vitesh ka krijuar një ambient mbytës e tensionues, ndërsa kauza e opozitës për krijimin e një Qeverie teknike që do të mundësoj mbajtjen e zgjedhjeve të lira është e pamundur të pranohet nga kryebanditi i shqiptarëve. Pas katër viteve qeverisje të dështuar të Edi Ramës askush nuk e mohon faktin se “Rilindja” është një projekt-hajdut, i ndërtuar apostafat për vjedhjen e taksave të shqiptarëve. Me lëvizjet e reja të Edvinit për të shtrirë duart mbi sistemin e drejtësisë dhe për të hyrë në zgjedhje i vetëm ne Kavajë dhe më 18 qershor, porsi etërit e tij në diktaturë, duket se për shqiptarët nga “Sarajet e Surrelit” janë gatuar skenarë të frikshëm vuajtjesh, ku varfëria do të vazhdojë të mbetet e ulur këmbëkryq në sofra dhe ku droga do të lulëzojë në çdo parcelë. Opozita e qytetarët në ditën e 58 të rezistencës së tyre, në çadrën e lirisë po tregohen të gatshëm për dialog që do mundësoj një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, por sërish Rama e ka të pamundur nisjen e negociatave në të mirë të shqiptarëve, e ka të pamundur pasi qeveris me eksponentë të krimit dhe biznesmen të drogës. Por, nëse themi që kërkohet urgjentisht një zgjidhje politike që të sjellë stabilitet, është po aq e nevojshme që kjo zgjidhje të realizohet larg kësaj nomenklature krimi, pasi kjo do çonte në marrëveshje të pisët me këtë organizatë që sundon në vend. Rama ndodhet në udhëkryq, pasi janë kriminelët ata që i marrin vendimet, ai gjendet si lodër në duart e tyre. Pazaret e tij më këto banda janë nga më të pistat, ndërsa si investim i përfunduar i tij në këto 4 vite është kanabizimi i vendit nga Konispoli në Vermosh. Nëse Rama do të pranoj një Qeveri teknike, praktikisht do të quhet një pazar i prishur me kriminelët. Fakti që Rama nuk lëshon pe dhe i ka shpallur luftë të hapur qeverisë teknike, si një alternativë që do të mund të nxirrte vendin nga kriza politike e do të garantonte standarde e liri në zgjedhjet e 18 qershorit, tregon se për këtë kryeministër në ikje, interesat e xhepave personal dhe të klientelës janë shumë herë më të rëndësishme se stabiliteti i demokracisë dhe pluralizmi. Si ithtar i hajdutërisë dhe korrupsionit masiv, ky njeri që vodhi shqiptarët për katër vite vazhdon t’i fryjë borive të bllokimit dhe mos gjetjes së zgjidhjes. Duke ndarë pushtetin me Armando Prengën, Mark Frrokun, Kelmend Balilin, Artur Bushin, Elvis Rroshin, Rama e ka çuar vendin në greminë dhe kurrsesi nuk mundet dot të largohet, pasi janë pikërisht këta persona që bëjnë ligjin në Shqipëri. Edvini e ka treguar se ai nuk pyet për Vetting e Dekriminalizim dhe se këto ligje do t’i shkelë me të dyja këmbët për të vazhduar edhe për katër vite të tjera ruajtjen e stabilitetit në aleancën e tij me bandat e drogës dhe krimit. Për këtë palo-kryeministër që dështoi të reformonte Shqipërinë ashtu siç propagandoi për katër vite në mediat e paguara me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë nëpërmjet tenderave dhe koncesioneve fiktivë, etja për pushtet është aq e madhe sa nuk i bën përshtypje fakti se fatura dhe kostot mund të jenë aq të larta sa të rëndojnë jo më mbi shpatullat, por mbi popullin.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>