Dyshja Rama-Tahiri: Ka krime e vjedhje, po s’mbajmë përgjegjësi

edi rama sajmir tahiri

 

Numri i krimeve dhe i grabitjeve të profilit më të lartë rritet çdo ditë, por Edi Rama dhe Saimir Tahiri, në unison shtrëngojnë radhët, duke deklaruar se s’mbajnë përgjegjësi për ç’bëhet në Shqipëri. Ministri i Brendshëm thotë se s’i takon atij të mbrojë kufijtë e vendit, ndërkohë që kryeministri s’mban përgjegjësi as për varfërinë që rritet përditë e as për falimentimin ekonomik të mijëra bizneseve të vogla. Një qeveri që vetëdeklarohet si e papërgjegjshme, s’shpëton dot me makiazh ndryshimesh, por duhet rrëzuar pa u mbyllur sesioni parlamentar

 

Më 23 qershor 2013, Shqipëria shkoi pas në kohë, në të gjitha aspektet e jetës politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit. Gjithçka që u arrit nga mundi i shqiptarëve dhe investimi i ndërkombëtarëve gjatë këtyre viteve është çmontuar nga qeverisja e Edi Ramës. Ekonomia nuk bazohet më në tregun e lirë ndërsa oligarkia ka zhvatur taksat e qytetarëve. Një shkatërrim i ekonomisë shqiptare, të Shqipërisë pa biznese, i qepenave mbyllur, e i fushatave anti-biznes. Për rrënimin e vendit flet edhe eksodi, si dëshmia tragjike e një vendi në krizë. Qindra mijëra shqiptarë gjenden nëpër dyert e shteteve të Bashkimi Europian në kërkim të azilit. Ndërsa Rama-Tahiri thonë që po bëjnë ‘shtet’. Ata flasin për ‘shtet’, ndërsa shprehen se nuk janë përgjegjës për çka po i ngjet vendit. Numri i krimeve dhe i grabitjeve të profilit më të lartë rritet çdo ditë, por Edi Rama dhe Saimir Tahiri, në unison shtrëngojnë radhët, duke deklaruar se mbajnë përgjegjësi për ç’bëhet në Shqipëri. Ministri i Brendshëm thotë se s’i takon atij të mbrojë kufijtë e vendit, ndërkohë që kryeministri s’mban përgjegjësi as për varfërinë që rritet përditë e as për falimentimin ekonomik të mijëra bizneseve të vogla. Për çdo ditë banditë me maska tentojnë të grabisin qytetarët. Gjendja e sigurisë në vend po përkeqësohet. Në çdo orë të ditës raportohet për ngjarje të rënda të ndodhura, ku në një masë të madhe mund të ishin parandaluara nga policia. Sot, mund të themi me plot gojën se jemi në pikë të hallit, siç është e gjithë jeta e vendit. Grabitje, vrasje, shpërthime me tritol, abuzime, shkarkime pa arsye nga puna. Kjo tregon se Policia e Shtetit gjendet  në momentet më kritike, pasi fushata e dorëzimit të saj përfundimtar në duart e militantëve, po jep efektet e saj të plota. Po emërohen në detyra të rëndësishme, po marrin gradat më të larta, militantë të njohur të Partisë në pushtet, ish-sigurimsa të kohës së diktaturës dhe persona që spikasin për besnikërinë ndaj Ministrit e klanit të tij. Edi Rama dhe ministri i tij, kanë zhbërë dhe po zhbëjnë, investimin e madh të shoqërisë shqiptare. E vetmja gjë për të cilën ata interesohen fuqishëm,është sesi t’i gjejnë anën reformës në Drejtësi, në mënyrë që të vazhdojnë bastisjen e vendit. Kjo, duke shkelur edhe mbi të ardhmen e vendit.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>